Në një kallëzim që është referuar në SPAK identifikohet edhe hoteli në Greqi ku ka qëndruar prokurori i SPAK-ut Klodjan Braho me Ervis (Bledar) Gavellin, bosin e kokainës në Itali, Zvicër dhe Holandë.

Bëhet fjalë për hotelin ‘Blazer Suites’ në Athinë, në të cilin Braho ka qëndruar dy ditë në vitin 2012, me trafikantin Gavelli dhe disa persona të tjerë, fakt të cilin prokurori e ka fshehur në deklaratën që ka firmosur për kontrollin e figurës.

Hoteli është një nga më të famshmit në Athinë.
Prapaskena sjell disa pamje të hotelit dhe ambienteve të tij.


Prokurori Klodjan Braho vijon të marrë subjekte të pandehur në emër të SPAK, në një kohë kur duhet të ishte vetë i pandehur për falsifikim formularësh, mashtrim të Vetingut dhe lidhje me krimin e organizuar.
Ende asnjë veprim hetimor
Çdo ditë që kalon, me heshtjen e tyre dhe duke mos vepruar, kreu i ILD-së Artur Metani dhe kreu i SPAK Altin Dumani po kompromentojnë rëndë besueshmërinë, imazhin dhe reputacionin e drejtësisë së re, investimi më madh i Perëndimit në Shqipëri në historinë e pluralizmit.
Sot pjesë e SPAK vijon të jetë Klodjan Braho, një lidhje e shumfishtë e krimit të organizuar (me prova dhe fakte të pakundërshtueshme), një falsfikstor formularësh dhe manipulues i të shkuarës së zezë, një personazh i suportuar dhe komanduar nga Ilir Meta, devijues hetimesh dhe segment i nëndheshëm mes pazareve politike dhe SPAK-ut.

Altin Dumani dhe Artur Metani kanë mbyllur sytë për të mos parë provat që kanë në tavolinë.

Dy anëtarë të Vetingut, Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia kanë abuzuar me detyrën, duke marrë vendime të ndrushme për rrethana dhe shkaqe të njëjta.
Pasi u kap duke fshehur provat e korrupsionit të Arben Ahmetajt dhe devijuat hetimet për inceneratorët, prokurori i SPAK Klodjan Braho, i njohur si prokurori i familjes Meta, është kapur duke falsifikuar formularët për pastërinë e figurës, me lidhje me bosë ndërkombëtare kokaine, duke fshehur lidhjet me krimin e organizuar, mashtruar Vetingun dhe ndërhyrje të dyshuara për të shpëtuar pasuritë e bosëve të drogës nga veprimi i ligjit anti-mafia.
Kush është Bledar Gavelli
Bledar Gavelli nga Berati, me emër të ndryshuar në Ervis Gavelli, është një trafikant i njohur kokaine, i dënuar nga drejtësia italiane për shpërndarjen e kokainës që vinte nga Kolumbia në Itali dhe Zvicër.

Një dosje për Gavellin dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë ka ardhur në drejtim të Shqipërisë nga autoritetet italiane në vitin 2007, ku thuhej se kokaina sigurohej në Kolumbi nga Leonart Gavelli, dhe më tej ia dorëzonte vëllait në Itali, Ervis Gavellit.

Në qershor të 2016, prokurori i Beratit Ermir Meta ka regjistruar një procedim penal për Ervis Gavellin, pas depozitimit të një dosje nga Krimi Ekonomik i Policisë Berat, për aktivitetin kriminal të Gavellit në Holandë, si pjesë e një rrjeti krikinal të prodhimit dhe shpërndarjes së drogës.

Aktiviteti kriminal i Gavellit është i njohur dhe i dokumentuar si në Itali ashtu edhe në Shqipëri. Gavelli ishte edhe subjekt i veprimit të OFL-së në vitin 2020, ku iu kërkua të justifikonte pasuritë me burime të ligjshme në kuadër të zbatimit të një ligji speacial kundër krimit, përmes goditjes përmes sekustrimit të pasurive.
Në njoftim i OFL-së thuhej se “Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit. Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve: E. G., banues në Berat, dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. L. G., banues në Berat, dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë“.
Pasuritë e Gavellit u shpëtuan në mënyrë të dyshimtë nga SPAK, me ndërhyrjen e dyshuar të lidhjes së tij, Klodjan Braho. Kjo dosje është një histori më vete e dyshuar korrupsioni dhe ndërhyrje të paligjshme.
Po çfarë e lidh Klodjan Brahon me trafikantin Ervis Gavelli?
Ky dokument i gjeneruar nga sistemi TIMS tregon lidhjen e ngushtë shoqërore të prokurorit të SPAK-ut Klodian Brahon me Ervis (Bledar) Gavellin, bosin e shpërndarjes së kokianës në Itali, Zvicër dhe Holandë.

Nga të dhënat e sistemit TIMS, kopje të të cilave janë përfshirë në dosjen e një kallëzimi penal kundër Klodijan Brahos, rezulton se më 24 shkurt të vitit 2012, në kohën që sipas CV-së së tij, Klodjan Braho ka qenë prokuror në Prokurorinë e Beratit, ka udhëtuar në drejtim të Greqisë së bashku me Ervis Gavellin dhe dy shtetas të tjerë.

Shoqërimi i prokurorit me personin me precedentë penalë është regjistruar përmes pikës kufitare të Kakavijës.
Sipas të dhënave të TIMS, Braho është regjistruar si drejtuesi i mjetit që ka kaluar në pikën kufitare, ndërsa pasagjerë ka qenë Ervis (Bledar Gavelli), Sokol Myftari dhe Romir Cufe. Në kallëzim thuhet se ata kanë qëndruaër për dy ditë në Greqi në hotelin ‘Blazer Suites’ në Athinë.
Data e kthimit është regjistruar më 26 shkurt, ku shofer ka qenë Ervis Gavelli dhe Klodian Braho dhe dy shtetasit e tjerë pasagjerë.
Në deklarimet e bëra në kuadër të procesit të vettingut, që Klodian Braho e ka kaluar që në vitin 2019-të nuk reflektohen hyrje-daljet dhe udhëtimi me të njëjtin mjet me Bledar Gavellin.

Reflektimi i tyre, sipas kallëzimit, mund të çonte në një vendimmarrje tjetër nga ana e këtyre organeve për Klodjan Brahon.
Konkretisht, Klodjan Braho ka falsifikuar fomularin e vetëdeklarimit për pastërtinë e figurës, plotësuar për llogari të procesit të Vetingut, duke mosdeklaruar kontaktin dhe lidhjen me persona të krimit të organizuar.
Skandali shkon edhe më thellë, duke përfshirë Shërbimin Informativ Shtetëror, i cili kishte për detyrë të verifikonte pastërtinë e figurës së prokurorit Klodjan Braho për llogari të Vetingut.

Prapaskena mëson se SHISH ka fshehur një raport të zi për lidhjet e prokurorit Klodjan Braho me figura të krimit të organizuar, me sa duket me ndërhyrjen e ustallarëve të tij politikë.
Verifikimi i personave me të cilët Klodjan Braho ka udhëtuar dhe që reflekohen në sistemin TIMS, është hapi i parë dhe më elementar i verifikimeve për të përpiluar raportin për pastërtinë e figurës.
SHISH ka dërguar një raport të pastër dhe të rremë në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pranë Kryeministrisë, drejtori e cila ka hartuar raportin përfindimtar për Klodian Brahon, duke mbledhur edhe të dhëna të tjera nga Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe institucione të tjera përkatëse, që parashikon ligji i Vetingut.

Për rrjedhojë, edhe DSIK-ja ka referuar në komisionin e Vetingut një raport pozitiv për Klodjan Brahon.
Ervis Gavelli nuk është lidhja e vetme e Klodjan Brahos me krimin e organizuar.
Kunati i tij, Ergus Veraj, gjithashtu është dënuar për trafik droge në Itali. Edhe ky fakt nuk është deklaruar nga Klodjan Braho në formularin për pastërtisë së figurës.

Kontakti i papërshtatshëm nuk është refelektuar as në raportin që DSIK ka referuar në Komisionin e Vetingut për Klodian Brahon.
Megjithatë, Komisioni i Vetingut është vënë në dijeni përmes një denoncimi nga publiku.
Trupa gjykuese i ka kërkuar shpjegime Klodjan Brahos se pse ka fshehur faktin se kunati Ergus Veraj është një trafikan groge, pjesë e krimit të organizuar në kuptimin e ligjit.
Prokurori ka theksuar se nuk ishte në dijeni të aktivitetit të kunatit dhe shumica e trupit gjykues kanë ‘arsyetuar’ se Klodjan Braho ishte i sinjqertë.
Pro konfirmimit të tij në detyrë kanë votuar Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia, duke thyer një standard të vendosur nga Vetingu.

Një burim tha për Prapaskenën se dy komisioneret kanë marrë 600 mijë euro, për zhbërjen e këtij standardi, duke votuar pro konfirmimit në detyrë të Klodjan Brahos.
Por le të ndalemi te faktet.

Anëtarja e trupi gjykues Xhensila Pine ka votuar kunër konfirmimit në detyrë të Klodjan Brahos, duke arsyetur se Neni DH, i aneksit të Kushtetutës, për kontrollin e figurës, parashikon që subjekti vlerësimit duhet të plotësojë me vërtetësi deklaratën e kontrollit të figurëd nësenjë anëtar i familjes është përfshirë në krim të organizuar.
Dhe në rrethin e anëtarëve të familjes është edhe krushqia deri në shkallë të dytë. Ergus Veraj përfshihet në rrethin familjar. Klodjan Braho nuk e ka plotësua me vërtetësi formularin e kontrollit të figurës.
Dy standarde
Për të njëjtat shkaqe, Komisioni i Vetingut ka shkarkuar nga detyra prokurorin Përparim Kulluri.

KPK shkarkoi nga detyra më 6 nëntor 2019 prokurorin Përparim Kulluri, pasi konstatoi një kontakt të papërshtatshëm me një person, që sipas Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ishte proceduar për shitje të lëndëve narkotike.
Nga hetimi administrativ i KPK-së, u konkludua se prokurori Kulluri kishte pasur kontakte të papërshtatshme me një person të dënuar në Greqi për trafik droge, makinën e të cilit e ka përdorur për disa vjet.

Kulluru ka theksuar nuk ka pasur më vonë kontakte me këtë person dhe nuk e dinte që ai kishte ndryshuar emrin në M.B si dhe nuk ishte në dijeni të procedimit apo dënimit të tij në Greqi. Kulluri ka pretenduar gjithashtu se makina ishte në pronësi të tij, pasi atë ia kishte dhënë një shok tjetër.
KPK nuk e ka besuar pretendimin e Kullurit, por ka besuar pretendimin e Klodjan Brahos.
Përparim Kulluri u shkarkuar se kishte përdorur makinën e shokut trafikant, ndërsa Klodjan Braho u konfirmuar në detyrë edhe pse fshehu kunatin trafikant Ergus Veraj si dhe udhëtimet me makinën e tij, me trafikant tjetër Ervis Gavelli.