A ka gisht Berisha? Aksidentohet familja e gjyqtares që do ta mbyllë në arrest shtëpie të martën

Kryesore

Publikuar: 23/12/2023

A ka gisht Berisha? Aksidentohet familja e gjyqtares që do ta mbyllë në arrest shtëpie të martën

Mbrëmjen e djeshme u përfshi në një aksident rrugor makina e Gardës e cila eskortonte familjen e kryetares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Irena Gjoka.

Punonjësit e Gardës së Republikës që shoqëronin familjen e gjyqtares, do pyeten në polici tha një burim i gazetares Anila Hoxha. Paraprakisht ata kanë shpjeguar se shoferi që shkaktoi aksidentin, i cili është prezantuar si polic nga Elbasani, po udhëtonte me shpejtësi të lartë.

“I bëmë me shenjë që të mos futej në grupin e eskortës”, shpjegon njëri prej tyre, “por ishte e pamundur”.

Këto manovra kanë zgjatur pak çaste përpara se të ndodhë aksidenti.

Në makinën e familjes së gjyqtares gjendej edhe djali i gjyqtares thonë burime pranë gardës së Republikës, që po kryejnë analizë të thelluar për aksidentin.

Paraprakisht vendi i ngjarjes krijon bindje të plotë që është aksident automobilistik, por për shkak se krye gjyqtarja po ruhet familjarisht prej gardës së republikës do kryhet hetim shterues./TCH