Maliq/ Çifti nga Tirana u asfiksuan nga gazi në hotel, njëri humb jetën, tjetri në gjendje të rëndë

Aktualitet

Publikuar: 21/12/2023

Maliq/ Çifti nga Tirana u asfiksuan nga gazi në hotel, njëri humb jetën, tjetri në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një hotel të qytetit të Maliqit ku një person ka ndërruar jetë për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola që përdorej për ngrohjen e dhomës.

Mësohet se Bexhet Tresa, 56 vjeç ka humbur jetën në spital pasi u asfiksua nga gazi.

Ndërsa 49 vjeçarja E.N që ndodhej në të njëjtën dhomë me të, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.