Policia e Lezhës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale. Një 23 vjeçar është shpallur në kërkim pasi lëvizte me snajper dhe me fishek në fole, gati për të kryes vrasje.
Vihet në pranga njëri nga bashkëpunëtorët e tij dhe shpallet në kërkim një tjetër, për sigurim të kushteve dhe mjeteve për kryerjen e një vrasjeje. Sekuestrohen 1 armë zjarri snajper me precizion të lartë me fishekë në fole gati për qitje dhe një çantë me fishekë për këtë armë.
I arrestuar shtetasi Mateo Dashi, të shpallur në kërkim: Orgest Mehi dhe Gjon Martinaj.