Protesta e Sali Berishës para kryesisë së Kuvendit, jo vetëm është bojkotuar nga populli, por edhe nga aletati i tij Ilir Meta dhe deputetët e PD-së, që e kanë përkrahur Berishën në sallën e Parlamentit.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk janë shfaqur në protestën e sotme kundër SPAK dhe SHBA-ve, edhe pse kanë të njëjtin hall si Berisha.
Nuk është më sekret që Meta dhe Kryemadhi janë në prag arrestimi për korrupsion dhe pastrim parash.
Madje Ilir Meta ka bërë letrat në Vjenë sikur është sëmurë rëndë.
Nga ana tjetër, edhe pse kanë firmosur kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për të ndaluar procedimin e Sali Berishës, ata deputetë, me në krye Gaz Bardhin kanë bojkotuar protestën e sotme.
Ky nuk është bojkoti i parë i aktivitetit politik të foltores, pasi ky grup nuk mori pjesë edhe në Kuvendin që mbajti Berisha pak javë më parë.