“O legen, do ta tregoj unë ty”, Olta Xhaçka kërcënon Gazment Bardhin!

Aktualitet

Publikuar: 14/12/2023

“O legen, do ta tregoj unë ty”, Olta Xhaçka kërcënon Gazment Bardhin!

Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi, është përplasur me ish-ministren e Jashtme, Olta Xhaçka jashtë derës së Kuvendit.

Ndërsa deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka tentonte të hynte në ambientet e Parlamentit, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi e akuzoi atë.

Pjesë nga debati:

Gazment Bardhi: Nuk është hyrja hajdutët brenda, të ndershmit jashtë.

Olta Xhaçka: E di unë si e kërkon ti

Gazment Bardhi: Pa hë njëherë? Përgjigjen do ta japësh në SPAK ti shumë shpejt.

Olta Xhaçka: O legen o burracak

Gazment Bardhi: Shumë shpejt do e japshës në SPAK