Donaldi i bën surprizën më të bukur Borës në premierën e ‘5 Herë Jo’

Show Biz

Publikuar: 12/12/2023

Donaldi i bën surprizën më të bukur Borës në premierën e ‘5 Herë Jo’

Donaldi gjeti momentin më kulminant të karrierës së tyre për t’i propozuar Borës. Pikërisht në premierën e filmit të tyre të parë ku protagonistë janë ata vetë, ‘5 Herë Jo’, aktori u ul në gjunjë para të gjithë të pranishmëve duke i propozuar moderatores të martohet me të.

Dyshja e kanë njoftuar më herët që vitin që vjen do të celebrojnë dashurinë me dasmë ndërsa janë treguar të rezervuar në detaje. Por kjo e sotmja nuk pritej. Donaldi kishte planifikuar ditën e sotme për t’ia bërë edhe më të veçantë propozimin Borës.