I dyshuar për disa vrasje, Henrik Hoxhaj kërkesë gjykatës që ti kthehet statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë

Aktualitet

Publikuar: 11/12/2023

I dyshuar për disa vrasje, Henrik Hoxhaj kërkesë gjykatës që ti kthehet statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë

Në seance paraprake në kuadër të operacionit ‘’Plumbi i Artë’’, një kërkesë interesante është nga i dyshuari për disa vrasje Henrik Hoxhaj.Ky i fundit nëpërmjet avokatit të tij kërkon që ti kthehet statusi i bashkëpuntorit të drejtësise.

Kjo përshkak se gjykata ia hoqi me arsyen se ai nuk ka treguar për disa ngjarje për të cilën ai ka qënë autor apo bashkëpuntor.

Ai i ka treguar gjykatës se ka qënë bashkëpuntori më i drejte pasi ka treguar ngjarje dhe detajë nga krimet më shumë se cdo bashkëpuntor tjeter.

Me heqjen e statusit ai tashmë nuk përfiton nga ulja e dënimit.Hoxhaj ka qënë bashkëpuntori i Nuredin Dumanit dhe grupit të tij në disa vrasje dhe tentiva, si dhe krime tjera.