Rivalitet i fortë mes Ledia Plakut dhe Albina Mançkës në Intesa Sanpaolo Bank, pastrim parash, intriga dhe pazare

Krim & Korrupsion

Publikuar: 09/12/2023

Rivalitet i fortë mes Ledia Plakut dhe Albina Mançkës në Intesa Sanpaolo Bank, pastrim parash, intriga dhe pazare

Me goditjen e Arben Ahmetajt nga SPAK duket se po ndryshojnë edhe balancat në Intesa Sanpaolo Bank sa i takon rivalitetit të heshtur mes Ledia Plakut dhe Albina Mançkës, kjo e fundit ish bashkëshorte e Ahmetajt.

Ledia Plaku, gruaja e drejtorit të AKBN Ardian Bylyku, është drejtore e Departamentit Ligjor në Intesa San Paolo Bank, një herësh drejtore e konkurseve fals për zgjedhjen e drejtorëve në administratë.

Ndërsa Albina Mançka është drejtuese e Divizionit të Operacioneve, por deri kur Tigrin nuk e kishte lëshuar ende Rama në duart e SPAK-ut, Mançkës i priste shpata në të gjitha anët, madje komandonte edhe drejtorin Alessandro D’Oria.

(Intesa San Paolo Bank, në kundërshtim flagrant me ligjin, nuk dorëzon emrat e pronarëve përfitues, duke ngritur dyshime të forta se pas kësaj banke mund të fshihen qarqet suro-serbe, në ortakëri me politikanë të korrutpuar shqiptarë).

Dosja e SPAK, jo vetëm ka lëkundur pozitat e Mançkës në Intesa San Paolo Bank, por kjo e fundit rrezikon të merret e pandehur për pastrim parash me vilën në Palasë, kamufluar në emrin e shoqes së saj, Elda Dinaj.

Nga ana tjetër këto zhvillime forcojnë pozitat e Ledia Plakut, për të cilën ende nuk ka ndonjë procedim penal në SPSK, edhe pse nuk dihet roli i saj në pastrimin e parave nga Shkëlzen Berisha me fabrikën e boronicave në Gërdec, përmes një kredie fiktive 1.8 milionë euro në Intesa San Paolo Bank.

Për momentin rreziku më i madh për Ledia Plakun është bashkëshorti i saj, Ardian Bylyky, i përfshirë në afera epike si drejtor i AKBN, përfshirë edhe implikimin në skemën mashtruese të kompanisë koncensionare “Emanuelle Adriatic Energy”, e cila i ka shkaktuar shtetit një dëm prej afro 3.4 milionë dollarësh neto.

I zgjedhur në krye të AKBN përmes një konkursi të komanduar nga gruaja e tij Ledia Plaku, Bylyku ka firmosur qindra kontrata të dyshimta, kontrolle dhe raporte fiktive.

(Vetëm duke mbuluar mafien Bankes, e cila gjatë 19 viteve, ka prodhuar mbi 10 milionë ton naftë, me vlerë mbi 4 4 miliardë USD, duke mos paguar asnjë lekë taksë, Bylyku i ka shkaktuar shtetit qindra milionë euro dëm. Bankers Petroleum ka manipuluar çdo vit shpenzimet, duke sajuar dhe fryrë shpenzimet. Duke rritur fiktivisht shpenzimet, kompania ka shmangur derdhjen në buxhetin e shtetit të tatimit mbi fitimin).

Një aferë flagrante që duhet të marrë në dorë SPAK është koncesioni i naftë-gazit për zonën e Visokës, që Ardian Bylyku i ka dhënë një kompanie offshore hidrokarburesh ruse-serbe, me emrin e ndryshuar “Trans Oil Group”, me 23% aksione në “Intesa San Paolo Bank”, ku Drejtore e Departamentit Ligjor është gruaja e tij Ledia Plaku, por edhe me 11% aksione në lavatriçen “Abi BANK”.