Një video që qarkullon në internet tregon momentin tronditës kur një grua i vuri zjarrin burrit të saj brenda një dyqani peshku në Rio de Zhaneiro.
Ngjarja, e cila është kapur nga pamjet e kamerave të sigurisë, ka ndodhur të hënën, më 4 dhjetor.
Viktima, i identifikuar si 50-vjeçari André Chapeta, u lye me benzinë nga gruaja e tij, Ana Maria Paixão dhe më pas i vuri flakën me një çakmak.
Videoja tmerruese tregon burrin duke vrapuar nëpër dyqan ndërsa digjet i gjallë.Si pasojë e flakëve, 50-vjeçari nuk ia doli të mbijetonte.
Motivi i këtij akti të tmerrshëm mbetet i paqartë. Pas ngjarjes, Ana Maria është dërguar në komisariat, por mbetet e pakonfirmuar nëse është arrestuar.