Seyhan Pencabligil i BKT kalon 3200 kredi te rrjeti mafioz Meskuti- Ibro- Tranzit- IuteCredit, për t’u grabitur pasuritë klientëve

Kryesore

Publikuar: 05/12/2023

Seyhan Pencabligil i BKT kalon 3200 kredi te rrjeti mafioz Meskuti- Ibro- Tranzit- IuteCredit, për t’u grabitur pasuritë klientëve

Grupi mafioz “Çalik” që ka në pronësi Bankën Kombëtare Tregtare, të cilën ia shiti ish-kryeministri Ilir Meta me 1 (një) USD në vitin 2000, ka nisur operacionin për të grabitur pasuritë e atyre shqiptarëve që i ka klientë të micro-kredive kolaterale.Me urdhër të Drejtorit turko-pakistanez, Seyhan Pencabligil, BKT ka vendosur ditën e premte, që 3200 kredi konsumatore me kolateral, të marra në vitet 2022-2023, t’i transferojë me procedurë shitjeje te zyra e mikro-kredie, që luajnë dhe rolin e zyrave sekuestruese përmbarimore.

Sipas informacionit që “Pamfleti” ka siguruar nga Ministria e Financave, këto kredi i janë transferuar për administrim, grupit kriminal të Arben e Yllka Meskutit, Olsi e Elda Ibros, Ernela e Indrit Çuberit dhe Andi Balltës e Akan Ajdinit, të cilët kanë rrjetin e firmave mafioze “ADC”, “ZIG”, “Final”, “Micro-Credit”, “Tranzit”, “IuteCredit” e 8 firma të tjera.

Këto kredi, që qytetarët, bizneset e vogla dhe subjektet “Person fizik”, i kanë marrë te BKT me kushtet e saj, tani do administrohen nga grupi mafioz i Arben Meskutit, që është arrestuar me 24 korrik 2022 për vjedhjen e pasurive të kredi-marrësve me vlerë 150 milionë Euro.Por dhe nga ortakët e tij, bashkëshortët Olsi e Elda Ibro të arratisur në Francë e janë në kërkim, si dhe nga të paprekshmit e firmës “Tranzit” e Akan Ajdini i “IuteCredit”, që janë të lidhur në punë të zeza me kryeministrin Edi Rama e Guvernatorin Gent Sejko.

Megjithëse kredi-marrësit, janë likuidues të rregullt dhe nuk kanë kërkuar transferim të kredie, drejtori turko-pakistanez i BKT, ka urdhëruar transferimin e 3200 kredive te grupi mafioz i micro-kredive e zyrave përmbarimore, duke i trajtuar me mashtrim sikur janë “Kredi të këqija”.

Me këtë vendim, mafiozët e BKT-ës, kanë menduar zbatimin e një skemë për grabitjen e lehtë dhe të shpejtë të pasurive të klientëve të tyre, duke përdorur grupin e mirënjohur kriminal “Meskuti-Ibro-Ajdini”, të cilët falsifikojnë të dhënat, afatet, vlerat, kohën e shlyerjes së kredive dhe nisin sekuestrimin e pasurive, me urdhra ekzekutimi të miratuar verbalisht në gjykatë e me ankande ilegale pa dijeninë e kredi-marrësve. Edhe me klientët e BKT, do veprojnë siç kanë vepruar për 32 mijë kredi-marrës të tjerë në vitet 2016-2022, të cilëve u kanë grabitur shtëpitë, tokat e bizneset, me vendime gjyqësore e ankande ilegale, duke përdorur dosje kredie të falsifikuara si të pashlyera, ose për detyrime 100-2000 Euro.

Këtë skemë grabitjeje të porositur nga mafiozët e BKT; në emër të grupit kriminal do ta udhëheqin firmat “Micro Credit Albania” e “ZiG” të Olsi Ibros e Arben Meskutit, ndërsa firma mashtruese “IuteCredit” e Akan Ajdinit, do maskohet si mbikëqyrëse për llogari të BKT. Loja është kjo: BKT bën sikur del nga marrëdhënia me kredi-marrësit, me gjoja transferim të kredive te agjencitë mafioze të micro-kredive që janë edhe zyra përmbaruese me urdhra ekzekutiv të autorizuar; por realisht, çdo pasuri e konfiskuar i kalon mafiozëve turq të BKT, ndërsa zbatuesit marrin vlerën e përqindjes së shërbimeve.

Pas denoncimeve, Ministria e Financave ka vendosur të bëjë inspektim, lidhur me këtë skemë mafioze të BKT, për grabitjen e lehtë, të shpejtë e për “5 para” të pasurive të klientëve, duke përdorur grupin e mirënjohur kriminal, ndërsa guvernatori Gent Sejko nuk ka pranuar të bëhet pjesë e inspektimit./Pamfleti