Në lojë nuk është më Prokuroria e Tiranës, por SPAK-u, i cili ka administruar një kamion me dokumente.
Janë 5 mijë ankande shtëpish, tokash, dyqanesh, gjysma të grabitura nga Elda dhe Olsi Ibro, pronarët e Micro Credit Albania. Në pjesë ka hyrë edhe Arben Meskuti me gruan Ernela Çuberi, e cila është noterja e kartelit mafiaoz.

Grabitja ka nisur 7 vite më parë. Bankat (Raiffeisen, Procredit, Societe General) (NOA/ish Opportunity) i shitën si paketa kreditë me 8-10% tek Micro Credit Albania, duke filluar nga viti 2016 kur Guvernatori nxorri një rregullore që lejonte shitjen.
Pjesë e mafies së MCA/ADCA është edhe Banka Kombëtare Tregatre (BKT), e cila ka bllokuar llogaritë e klientëve për llogari të kartelit mefioz Elda dhe Olsi Ibro si dhe Arben Meskuti dhe Entela Çuberi.

BKT është bërë e pjesë e operacionit kriminal me miratimin e mikut të Ilir Metës, Ahmet Çalık, i cili e kontrollon degën në Shqipëri përmes qejfliut pas grave Seyhan Pencablıgil dhe Arjana Xhafës së ‘mafies së miellit’.
Operacionin kriminal
Operacionin ankandi e filluan bedelat e kartelit, Fatos Alimadhi, Lefter Canaj, Helidon Xhindi që bllokuan 7 mijë prona në kadastër.
Ibro-Meskuti llogaritën që me operacionin “ankandi” të përfundonte saga e mashtrimit të 100 000 shqiptarëve.
500 milionë euro prona dolën në ankande me vlerë 100 fish më pak, duke përdorur marifetin e përmbarimit me tre ankande- tre çmime.
Në fund prona dilte për 1 milion të vjetra apartamenti, 2 milion dyqani dhe qindra raste as 1 mijë euro toka në bregdet.
Në mes të ditës u bënë mijëra ankande në bashki dhe gjykata, ndërsa kadastra ishte urdhëruar që gjatë tre muajve të verës “kompjuteri” të mos i nxirrte asnjë problem çunave të kartelit.
500 apartamente dhe toka kanë kaluar në pronësi të MCA vetëm tek zona Tirana Veri në Kadastrën Tiranë. Pronat u rrëmbyen me skemën e ankandeve me vlerën 1 dhe u rishitën me vlerën 100, duke fituar 50 milion euro me vetëm 500 raste.
Disa viktima që panë në hipoteka shtëpitë të grabitura ngritën zërin, disave jua kthyen mbrapsht që të “qetësohen”, disa nuk pranuan marrëveshje por denoncuan kartelin.
E gjithë skema duhet të kalonte nga ADCA që të ngatërronte emrat e kartelit dhe përgjegjësinë.
‘Shtriga’ e kartelit Mariela Basha, që mbante peshën e mashtrimit si administratore e ADCA, kur pa batërdinë që s’mund t’i shpëtonte më, la “çelësat” dhe u arratis në Gjermani.

Miratimi i dorëheqjes së Mariela është miratuar nga Saimir Hajdari, një dordolec i mafies së mikrokredive.
Mafia ka gjetur si administratore Ana Veçanin, duke e implikuar në përgjegjësi të rënda penale.
ADCA është adresa që njohin 100 000 shqiptarë, që në vitet e fundit ka lëshuar 1 ton letra mashtrimi.
Sot ADCA ka tre punonjës që mbajnë në kurriz një xhiro të 5 000 ankandeve.