Prapaskena

Aktualitet

Kjo është Jonida Babameto, oficeria e policisë pjesë e grupit kriminal të krushqve Breçani-Mata, arrestohet nga SPAK-u

Publikuar: 20/11/2023

SPAK ka goditur një grup kriminal me 11 anëtarë në kuadër të dosjes Metamorfoza 2, pas zbërthimeve të komunikimeve në SKY, i konsideruar si një aplikacion i sigur dhe që nuk mund të dekriptohej.

Në kuadër të këtij operacioni mësohet se në pranga është vënë edhe Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit.

Ende nuk dihet roli konkret i Babametos në grupin kriminal të kruqve Erzen Breçani dhe Ervin Mata, ky i fundit ish i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, i njohur si Boli i kokainës.

Urdhër-arreste janë lëshuar edhe për Erzen Breçanin dhe djali i tij Eralbi Breçanin, të cilët akuzohen për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit.

Në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve të Komisariatit numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni. Ndaj këtij të fundit janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale. Një prej akuzave të ngritura është ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

Më të lexuarat