Prapaskena

Krim & Korrupsion

Karliu i BKT-së i shpall luftë Prapaskenës, Mehmeti i haremit shqetësohet për nderin, pranon pastrimin e parave, shpartallimin nga hakersat dhe implikimin në mafian e kredive me Ajanën e ‘miellit’

Publikuar: 19/11/2023

Turqit e Bankës Kombëtare Tregate, e ndëshkuar si një lavatriçe pastrimi parash, kanë intensifikuar përpjekjet për të fshirë disa lajme me të vërteta përvëluese në portalin Prapaskena, sot një nga mediat më të pavarura dhe të besueshme.

Pasi Prapaskena refuzoi pazarin e ofruar për fshirjen e lajmeve, turqit e BKT-së i janë drejtuar me një padi Gjykatës së Tiranës ku kërkojnë 100 milionë lekë dhe fshirjen e lajmeve.

Padia mban firmën e Fatih Karli, mëkëmbës i drejtorit turk të BKT-së
Seyhan Pencablıgil dhe Arjana Xhafës së ‘mafies së miellit’.

Në padi nuk ka pretendime për ndëshkimin e bankës për pastrim parash dhe tranferta të dyshimta.

Në padi pranohet skandali i bashkëpunimit të BKT me mafien e kredive MCA/ADCA, e cila ka zhvatur mbi 100 mijë shqiptarë, duke u grabitur mbi 60 milionë euro.

Pranohet gjithashtu shpartallimi nga hakersat iranianë, fshehjen e sulmit dhe vjedhjen të dhënave të klientëve.

Në padi ngrihet shqetësimi vetëm për cënimin e nderit të dyshes Mehmet Seyhan Pencablıgil dhe Arjana Xhafajt, dy pelivanët e punëve të pista të BKT-së.

Mos vallë Prapaskena e ka detyruar Mehmetin e BKT-së të ketë disa gra dhe të krijojë një harem në Tiranë?

Mos vallë mediat e kanë fajin që Arjana Xhafa është pjesë e kartelit të kompanive të miellit, të ndëshkuara nga Atoriteti i Konkurrencës për pazare dhe marrëveshje mafioze, për fiksimin e çmimit të miellit?!

Dy lajmet për të cilat Karliu i BKT-së thotë se kanë ‘përvëluar’ dyshen Pencablıgil-Xhfaj, kanë të bëjnë me haremin e Mehmetit të BKT dhe miellin e Arjanës.

Prapaskena ka vendosur t’i ribotojë 100 herë dy artikujt, bazuar në prova dhe fakte, të cilat do t’i paraqesim në gjykatë.

Më të lexuarat