Prapaskena

Kryesore

E vërteta e velierës / Gjergj Luca ‘i fut ngjalën në gojë’ Vesho mallistit, ja sa e paguan për shërbime ekstra

Publikuar: 18/11/2023

Policia e Shtetit arrestoi disa peshkatarë të Gjergj Lucës për vjedhjen e një veliere turistike me vlerë mbi 300 mijë nga moli i policisë Kufitare në Limion të Sarandës.

Lajmi u publikuar nga gazetari Elton Qyno në Ora News, bazuar në njoftim dhe burime policore.

Elton Qyno është një nga gazetarët më seriozë, të besueshëm dhe që raporton gjithnjë bazuar në burime të vërteta, informacione zyrtare, vendime etj.

Shqiptarja.com, një nga mediat më të besueshme dhe serioze, referuar një vendimi të Prokurorisë Sarandë, zbuloi se veliare nuk ishte vjedhur nga Gjergj Luca, pasi ky i fundit kishte marrë autorizim për të lëvizur mjetin lundrues.

Si Elton Qyno, ashtu edhe Shqiptarja.com, kanë raportuar me profesionalizëm dhe bazuar në vendime dhe njoftime zyrtare.

Policia është keqkuptuar. Në këtë rast, Luca nuk ka vjedhur.

Por, në skenë del një rrangalle mediatike, një ish zyrtar i korruptuar i Partisë Demokratike, themelues i gjobëvënies me portale, sekser ordiner, matrapaz që ka arritur t’i vendosë gjobë edhe priftit që e mbante në prehër kur ishte adoleshent në Korçë.

Bëhet fjalë për Vesho mallistin, i cili me portalin e tij teneqe ka përnjdekur dhe ndotur gazetarë, analistë, botues, biznesmenë, politikanë etj., ndërsa kur është vetë obejkt shkrimesh demaskuese, shkon duke vajtuar në polici, prokurori dhe gjykatë se nga artikujt i janë krijuat gurë në veshka, i kanë sëmurë mamanë, se ndien ankth, i duket sikur e ka tepruar me ‘vizën’ etj.

Vesho mallisti është ish sekser dhe mbledhës gjobash i Ridvan Bodes kur ishte Ministër Financash, zagar i Ben Ahmetajt dhe Sandër Frangajt, lëpirës i prapanicës së gjysmës së gjeverisë, oligarkëve dhe i çdo biznesmeni që i jep para, i shpëlarë, mediokër, histerik dhe me psikozë të theksuar.

Vesho mallisti është gjithashtu një ish anëtar i 7-8 bordeve shtetërore, ka marrë një licencë për televizion nga AMA në mënyrë të korruptuar, pastron derrçe para me TV dhomë e kuzhinë dhe një protal periferik, psikik dhe ndotës.

Veshoja është rrahur me urdhër të Shkëlzenit, të cilit sot i shërben, por rrahjen ia atribuoi një biznesmeni, të cilit tentoi t’i vinte gjobë 50 mijë euro kur Vesho ishte lavjerrës i Ridvan Bodes në Ministrinë e Financave.

Gjergj Luca i ka ‘futur në gojë’ Vesho mallistit ngjalën dhe peshkun shtizë.

Siç e tregon ky dokument, Gjergj Luca, përmes kompanisë Rozafa shpk, me nipt: K48130547V, paguan çdo muaj Vesho mallistin me 2.4 milionë lekë të vjetra.

Në këmbim, Vesho mallisti i ‘lëpin bythën’ Lucës pothuajse çdo ditë ose sa herë që do Luca, me portalin e parave të pista të Veshos, me zero besueshmëri, impakt dhe me disa ndjekës.

Për shembull, del Luca duke ngrënë fasuleVeshoja e bën lajm kryesor, del Luca duke pi raki me Shoqatën e K***veVeshoja e bën lajm, del Luca duke kapur një peshk, duke recituar, me ndonjë lopatë në dorë, Veshoja fap lajm kryesor në portalin e tij që e përdor si shkop me grremç.

Del Luca si njeri i thjeshtë dhe punëtor në pronat e ushtrisë që i ka marrë Edi RamësVeshoja direkt lajm, del Luca duke sulmuar ndonjë gazetar, Veshoja rri gati për lajmin e parë, del Luca nga nevojtorejaVesho pret konfirmimin e Lucës nëse duhet t’a bëjë apo jo lajm.

Përlan Luca ndonjë pronë publike, i arrestohet ndonjë ortak për kokainë në Itali etj., Vesho nuk e raporton.

Kush ka dyshime le të shikojë këtë dokument si dhe të shkruajë në google ‘Gjergj Luca CNA’.

Mes biznesit dhe medias ka bashkëpunim, kontrata reklamimi, pasqyrim i një qëndrimi të kompanisë etj., por këtij raporti mes Veshos dhe Lucës nuk e dimë çfarë emri t’i vendosim. Luca i jep supë dhe para, Vesho bërtet përmes portalit o sa i mirë është Luca, dhe i sulet kujtdo që shkruan se Luca ka përfituar para dhe pasuri publike, se po i arrestohen ortakët për kokainë, porositje vrasje etj.

Kjo është e vërteta dhe ky është edhe koncepti i Lucës për gazetarët e ndershëm dhe të vërtetë, edhe pse në fakt vetë Vesho mallisti nuk është gazetar, por një ish zyrtar i korruptuar i Partisë Demokratike, sekser mes Ridvan Bodes dhe mafies së bixhozit, një mbledhës tarifash korrupsioni të Ridvan Bodes, me ish shtëpi gjobash në Gjirin e Lalzit dhe Palasë.

Më të lexuarat