Vendimi i SPAK-ut për të marrë të pandehur kryebashkiakun Kreshnik Hajdari ka shkaktuar tronditje në Bashkinë e Kuçovës, bashki të cilën e ka mbuluar zia.
Administrata pëshpërit për fatin e Hajdarit, ndërsa rrethi i tij i ngushtë është zbardhur në fytyrë.
Një situatë e pazakonte dhe groteske është krijuar mesditën e djeshme kur nisi të përhapej lajmi se Hajdarin e kishte marrë në dorë SPAK.
Disa sekretare nuk e kanë mbajtur dot veten, duke shpërthyer në të qara me zë.
‘Si do rrimë ne pa ty o Dari? Ku të mbytemi ne o Dar?’, është dëgjuar duke vajtuar njëra, ndërsa i janë bashkuar edhe disa të tjera, përfshirë edhe pastruese.
Vajtimi në kor ka vijuar për disa minuta dhe është ndërprerë me ndërhyrjen e bashkëpunëtorëve të ngushtë të Kreshnik Hajdarit.
I pikëlluar për rënien e Hajdarit është edhe padroni i tij, oligarku Pëllumb Salillari, një ish faturino në Berat, një personazh që shumë shpejt do të përfundojë si adashi i tij, Pëllumb Gjoka.
Në mbrojtje Kreshnik Hajdarit i doli edhe kreu i KQZ, Ilirian Celibashi, kunati i Fatmir Mediut. Ky i fundit dyshohet se pastron para me Astrit Veliajn, ndërsa bashkëshortja e Celibashit ishte në makinë me Sokol Olldashën natën fatale të aksidentit.
Një ditë pasi KQZ-ja e mori në mbrojtje dhe kur mendoi se ia hodhi historisë së dënimit të fshehur në Greqi, Hajdari i Kuçovës u fundos nga SPAK.
Në fakt Kreshnik Hajdarin e fundosi avokati Arben Llangozi, i cili i zbuloi dënimin e fshehur në Greqi.
Kauza e Llangozit për të zbatuar të njëjtin standard dhe për barazi para ligjit u mbështet nga mediat Prapaskena, Stop-i, Pamfleti, Ora News etj.