Lot dhe lutje në Rrogozhinë, Duamena rrëzohet në tokë gjatë Egnatia – Partizani! Dërgohet me urgjencë në spital, ndalet sfida

Sport

Publikuar: 11/11/2023

Lot dhe lutje në Rrogozhinë, Duamena rrëzohet në tokë gjatë Egnatia – Partizani! Dërgohet me urgjencë në spital, ndalet sfida

Egnatia dhe Partizani po barazojnë 1-1 për javën e 13-të në Superligë. Në minutën 24, sulmuesi dhe kapiteni i vendasve Raphael Duamena u rrëzua në tokë i pashqetësuar nga kundërshtarët. Menjëherë kryesori Hamiti ndali ndeshjen dhe mjekët e dy klubeve i dhanë ndihmën e parë, me lojtarët që u bënë kordon për mos lënë kamerat të filmonin momentin.

Lot dhe lutje në stadium, me lojtarin që u dërgua me urgjencë në spital, por ende nuk dihet nëse e ka kaluar rrezikun.

Kujtojmë se sulmuesi ka probleme në zemër dhe vite më parë u tërhoq nga sporti, ndërsa ka një “çip” që e lejon të luaj futboll paçka rrezikut.

Kryesori Hamiti për më shumë se 10 minuta ndali sfidën, me lojën që kalon në plan të dytë.