Përdorte fenelina policie, ndëshkohet ministrja: 40 mijë lekë gjobë!

Aktualitet

Publikuar: 10/11/2023

Përdorte fenelina policie, ndëshkohet ministrja: 40 mijë lekë gjobë!

Policia Rrugore e Tiranës duket se nuk do të tolerojë asnjë shkelje, as kur vjen puna tek zyrtarë apo ministra të shtetit, si në rastin më poshtë.

Policia e Shtetit bën të ditur se ka gjobitur me 40 mijë lekë, Ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj.

Shkak sipas policisë, është fakti se në makinën tip Benz ngjyrë e bardhë të sajën“përdorte fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme”. Në momentin e ndëshkimit, në drejtim të makinës ka qenë shoferi i ministres.

Policia e Shtetit, nëpërmjet një njoftimi, sqaroi se nuk do të tolerohet askush që përdor fenelinat dhe simbolet e policisë në mënyrë të pa autorizuar.

Njoftimi i policisë:

“Njoftim i Rëndësishëm! 

Sot kemi ndërmarrë masa të rrepta ndaj disa mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në mesin e tyre janë edhe automjete të punonjësve të administratës shtetërore me imunitet.

Në videon tonë, mund të shihni se si këto mjete, përfshirë ato që përdorin fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme, janë trajtuar sipas ligjit.

Kjo veprimtari është pjesë e angazhimit tonë për të siguruar një mjedis të sigurt rrugor për të gjithë. Nuk ka përjashtime kur bëhet fjalë për sigurinë rrugore!