Kopshti në Tiranë, ka reaguar pas denoncimit në media se një prej edukatoreve aty ka dhunuar një vajzë 3-vjeçare, e cila ka përfunduar në spital me këmbë të thyer, gjendje për të cilën ende nuk dihet shkaku. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe ka shoqëruar edukatoren.
Sipas kopshtit, i cili në reagimin e ministrisë së Arsimit rezulton i palicensuar, pamjet e transmetuara janë deformuar për të hedhur baltë mbi punën dhe përkushtimin e tyre.
Nëpërmjet një postimi në faqen në Instagram kopshti ka nxjerrë një video ku sipas tyre, edukatorja ka ruajtur qetësinë dhe ka gjuajtur me vizore në karrige e tavolinë dhe nuk ka ushtruar dhunë te e mitura.
Megjithatë kjo nuk është video ku familja pretendon ku 3-vjeçarja qëllohet me vizore dhe dhunohet.