Grushti i Bledion Nallbatit ndaj deputetit të PS-së, Vullnet Sina thirret në SPAK

Aktualitet

Publikuar: 03/11/2023

Grushti i Bledion Nallbatit ndaj deputetit të PS-së, Vullnet Sina thirret në SPAK

Dhuna dhe kaosi i parlamentit përfundon në SPAK. Partia Socialiste e ka paditur deputetin demokrat Bledion Nallbati ne akuzën për “goditje për shkak të detyrës” ndaj Vullnet Sinës.

Ndërkaq deputeti socialist është thirrur këtë të premte para prokurorëve për të dhënë dëshminë e tij mbi atë çfarë ndodhi në seancën plenare të së hënës.

Por si PS ashtu dhe Grupi i Rithemelimit ka hartuar kallëzim penal ku padit Vullnet Sinën për goditje për shkak të detyrës.