Kërcënohet pranë Gjykatës prokurori i rrethit Berat

Aktualitet

Publikuar: 01/11/2023

Kërcënohet pranë Gjykatës prokurori i rrethit Berat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në qytetin e Beratit. Sipas informacioneve praprake mësohet se Prokurori i këtij rrethi, Dritan Gripshi, është kanosur para ambienteve të Gjykatës nga shtetasi Andon Qako.

Gripshi është ofenduar dhe kërcënuar nga Qako për shkak të detyrës së tij. Sakaq thuhet se menjhëherë prokurori Gripshi ka kallëzuaar penalisht Qakon, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit.

Burime për mediat bëjnë me dije se Andon Qako është një qytetar berates që mbron kauzën e kafshëve, ndërsa raportohet se nëpërmjet rrjeteve sociale ai ka ofenduar dhe  sharë edhe më parë prokurorët e Prokurorisë së Rrethit të Beratit.

Deri më tani lidhur me këtë ngjarje nuk ka asnjë njoftim nga policia, ndërkohë vlen për tu theksuar se njerëzit e drejtësisë dhe familjarët e tyre po kërcënohen për shkak të detyrës së tyre.

Dritan Gripshi është prokuror pranë Gjykatës së Beratit. Ai që nga dhjetori i 2020-ës, po hetohet nga Vettingu, dhe është lakuar në vitin 2006, në lidhje me deklarimin e pasurisë, ku kishte fshehur një llogari bankare në vlerën e 3.1 milione lekëve si dhe një apartament në Elbasan.

Pas verifikimeve të kryera, inspektorët e ILDKPKI-së, morën në pyetje prokurorin, shpjegimet e të cilit nuk kanë mundur të justifikojnë pasurinë e fshehur.  Ai ka deklaruar se ka në pronësi një  shtëpi banimi 248 m2, garazh 30 m2, ndërtuar me një sipërfaqe toke 450 m2. Sipas tij sipërfaqja e tokës ka kushtuar 1 950 000 lekë, ndërsa shtëpia 5 000 000 lekë. Gjithashtu ai deklaron edhe një njësi me sipërfaqe 48.7 m2 me vlerë 2 650 000 lekë. Ai bëri me dije se në vitin 2007, kushëriri i ka dhuruar 3 000 euro, ndërkohë ka shitur dhe dy banesa,ku njërën që e ka shitur në vitin 2006, me vlerë 700 000 lekë, nuk e ka deklaruar më herët.