Meta i zverdhur pas ‘arratisjes’, çfarë e pret pas kthimit të Dumanit nga SHBA, mund të futet në grevë urie për të shtyrë arrestimin

Kryesore

Publikuar: 31/10/2023

Meta i zverdhur pas ‘arratisjes’, çfarë e pret pas kthimit të Dumanit nga SHBA, mund të futet në grevë urie për të shtyrë arrestimin

Ilir Meta u shfaq i zverdhur, i rraskapitur, i lodhur dhe me një hije të çuditshme pas arratisjes dyjavore.

Nuk dihet nëse çehrja e Metës është shenjë e ndonjë mundimi shëndetësor apo i panikut për planin e SPAK për ta arrestuar për dy dosje korrupsioni dhe pastrimi parash; Lobimi dhe CEZ-DIA.

Meta i doli në mbrojtje Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, duke e paraqitur goditjen e tyre nga SPAK si një goditje e Edi Ramës.

Duke mbrojtur Berishës, Ilir Meta në fakt ka nisur strategjinë e mbrojtjes për veten e tij dhe të bashkëshortes Monika Kryemadhi, të cilët pritet të kenë të njëjtin fat si Berisha me dhëndrin.

Prapaskena mëson se ka një plan nga SPAK-u për të kërkuar arrestimin e Ilir Metës dhe një masë më të butë për Monika Kryemadhin dhe Petrit Vasilin.

Ilir Meta është fundosur pas ardhjes së letrave nga Qipro dhe SHBA, të cilat konfirmojnë shpenzimin e qindra mijëra euro për lobim në SHBA, para që nuk u duhet burimi dhe që nuk janë deklaruar as në KQZ dhe as në ILDKPKI.

Vendimi për Metën, pra firmosja apo jo e kërkesës për arrestim, pritet të merret pas kthimit nga SHBA të kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, prokurorëve dhe hetuesve të BKH-së, vizitë nga e cila pritet të marrin mbështetje dhe udhëzime.

I pyetur për dosjet Meta u përpoq ta relativizojë fatin e tij të keq.

Këto janë lajme tërësisht banale, sepse janë të gjitha pa asnjë përmbajtje, tema të lodhura. Dhe po kështu nuk përbën lajm fakti që Meta të shkojë në SPAK, është një dallim shumë i fortë i Metës. Kam qënë ë SPAK me prezencën tuaj, me shkresa me dokumente“, tha Meta.

Por, Meta nuk e përjashtoi mundësinë për të hyrë në grevë urie me Sali Berishën.

Mendoj që ka qenë një grevë urie pikërisht për ndryshimet kushtetuese, të cilat çmontuan parimin e kontrollit dhe balancës në parlament dhe i dhanë një goditje të fortë parlamentarizmit. Në do të jemi në bashkëpunim me PD dhe të gjithë faktorët e tjerë që duan një opozitë të fortë, në shërbim të demokracisë, në kontribut të rivendosjes së llogaridhënies do të bëjmë gjithçka që është e domosdoshme. Kot e keni që doni të më përçani me zotin Berisha”, tha Meta.

Dy dosje penale

Bëhet fjalë për dosjen e CEZ-DIA e kopsitur nga kreu i SPAK-ut, Altin Dumani si dhe për dosjen e lobimit me para të pista në SHBA, aferë kjo e zbërthyer nga prokurori Sotir Kllapi.

Nuk dihet se cili do të paraqesë përmbledhjen e dosjes në Gjykatën e Posaçme, për të kërkuar arrestimin e Ilir Metës, Altin Dumani apo Sotir Kllapi.

Janë konfirmuar me letërporosi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Ilir Meta ka shpenzuar qindra mijëra euro për lobim në vitet 2016-2017, para të cilat nuk u dihet burimi, pasi nuk janë deklaruar as në KQZ dhe as në ILDKPKI.

Ka pasur një tentativë të Metës për të bërë ‘kurban’ Petrit Vasilin dhe Endrit Braimllarin për dosjen e lobimit, por asnjëri nuk ka pranuar të bëjë burgun për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Hetimet mësohet se kanë treguar se Ilir Meta është koka e aferës së lobimit, ndërsa paratë besohet se burojnë nga aferat korruptive kur Meta ishte pjesë e qeverisjes.

Ndërkaq, zbulime suprizë priten nga roli i Ilir Metës në aferën CEZ-DiA.