Policia dhe Prokuroria e Vlorës kanë nisur hetime të thelluara për rastin e përdhunimit të 26 vjeçares nga shtetasit Albi Ceno, Oltjan Tahiri, Gentjano Mehmeti dhe një 36 vjeçar me inicialet V.K, këta dy të fundit rezultojnë në kërkim.
Hetimet, veç përdhunimit, po kryhen dhe për disa episode të ndodhura në ambientet e Spitalit të Vlorës.
E reja që u drogua dhe përdhunua nga tre të rinjtë, edhe përse në gjendje të rënduar shëndetësore, është kërcënuar nga familjarët e personave të arrestuar që të mos jepte asnjë deklaratë pranë grupit hetimor.
Nga ana e Spitalit Rajonal të Vlorës nuk është dhënë asnjë leje e posaçme për familjarë apo persona të tjerë që nuk kanë lidhje me stafin mjekësor, për t’u futur në sallën e reanimacionit ku qëndronte vajza e përdhunuar.
Sipas familjarëve të 26 vjeçares, mesditën e së martës në sallën e reanimacionit ka shkuar shtetësja Anisa Ceno dhe i ka bërë presion vajzës që të “kyçte” gojën para grupit hetimore. Nga ana e Spitalit Rajonal të Vlorës nuk është dhënë asnjë leje e posaçme për familjarë apo persona të tjerë që nuk kanë lidhje me stafin mjekësor, për t’u futur në sallën e reanimacionit ku qëndronte vajza e përdhunuar.
Sipas familjarëve të 26 vjeçares, mesditën e së martës në sallën e reanimacionit ka shkuar shtetësja Anisa Ceno dhe i ka bërë presion vajzës që të “kyçte” gojën para grupit hetimore.