Rrëzohet kërkesa e Berishës për përjashtimine gjyqtares Irena Gjoka

Aktualitet

Publikuar: 26/10/2023

Rrëzohet kërkesa e Berishës për përjashtimine gjyqtares Irena Gjoka

Në GJKKO është duke vijuar seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha i akuzuar për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Pak çaste më parë, gjyqtarja Flora Hajredini ka rrëzuar kërkesën e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Përmes dy avokatëve të tij të mëparshëm, Berisha kërkoi përjashtimine Gjokës me pretendimin se ka shkelut Kushtetutën duke miratuar masën e ndalimit të tij për të mos udhëtuar jashtë shtetit.

Dy avokatët e Berishës e bojkotuan seancën, ndërsa tashmë vijon me dy avokatë nga shteti.