Porti i peshkimit në Durrës në duart e bosëve të kokainës, kush janë Qemal dhe Emirjan Beu që iu sekustruan pronat nga policia italiane, lidhja me një anëtar të SPAK-ut. Emrat që po fshihen

Krim & Korrupsion

Publikuar: 20/10/2023

Porti i peshkimit në Durrës në duart e bosëve të kokainës, kush janë Qemal dhe Emirjan Beu që iu sekustruan pronat nga policia italiane, lidhja me një anëtar të SPAK-ut. Emrat që po fshihen

Një dosje e autoriteteve italiane për një grup kriminal të trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave, tregon kapjen e plotë të portit të peshkimit në Durrës nga krimi i organizuar, fijet e të cilit shtrihen deri në qarqe të larta të drejtësisë.

Dosja me përgjime, pasuar me arrestime dhe sekstrim pasurie nga Italia në Durrës, ngre dyshime të forta se porti i peshkimit është thjeshtë një kamuflim i një porti kokaine.

Ky që shihni në foto është Qemal Beu, kryetar i Organizatës së Menaxhim Peshkimit në Durrës.

Organiza ka 10 ortakë me nga 10 % të aksioneve. Ata janë Qemal Beu, Gjergj Luca, Dorian Beu, Syrjan Tola, Klodjan Kapiti, Helidon Rruga, Nazmi Kokomani dhe Alban Bala.

Policia italiane njoftoi se ka mundur të arrestojë 3 trafikantët shqiptarë në Itali, të cilët ishin pjesë e një bande të trafikut të kokainës në Milano, grup që është goditur nga autoritetet italiane që në vitin 2017.

Ata janë Emirjan Beu, Syrjan Tola dhe Dorian Beu.

Emirjan Beun, një emër i njohur i korrupsionit dhe trafiqeve, është i biri i Qemal Beut, kryetar i Organizatës së Menaxhim Peshkimit në Durrës.

Dorian Beu dhe Syrjan Tola janë anëtarë dhe aksionerë të Organizatës së Menaxhim Peshkimit në Durrës, që drejtohet nga babai i trafikantit Emirjan Beu, Qemal Beu.

Emirjan Beu korruptoi prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, duke i dhënë 2 mijë euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë të një grupi të rinjsh që u kapën me drogë.

Në 30 qershor 2021, bashkë me prokurorin Karriqi, u arrestuan edhe Emirjan Beu, Dritan Dedja dhe Isuf Bega.

Emirjan Beu arriti të çajë burgun dhe drejtësinë.

Në janar të këtij viti, SPAK lëshoi 21 urdhër arreste për anëtarët e bandës, mes tyre Braniol Liço, Braniol Ago, Gernard Beu, Gernard Ago, Emirjan Beu, Dorian Beu, Syrjan Tola, Igli Lala, Oltion Lala, Ramazan Grada, Florid Vukaj, Renato Zefi, Rexhep Dallupi, Alfred Luli, Gjergji Luli, Saimir Prenga, Lorik Prengaj alias Fabio Prenga, Françesko Çeçi, Ilir Duro, Lulzim Selimi, Dhimitër Nina,Eledjo Dedej, Enkeleda Bakalli etj.

Emirjan Beu i shpëtoi arrestimit bashkë me Dorian Beun dhe Syrjan Tola, anëtarë të organizatës së peshkut.

Prapaskena mëson se Qemal dhe Emirjan Beu kanë lidhje korruptive me segmente të drejtësisë, përmes një ndërmjetësi i kapur nga përgjimet.

Shërbimet informative besohet se kanë një informacion të detajuar.

Trafikantët Beu mësohet se kanë lidhje me një anëtar të SPAK, i cili doli edhe në një dosje tjetër të autoriteve italiane për trafikun e dregës, duke marrë 200 mijë euro për të nxjerrë nga burgu një trafikant droge, ushtar i bosit të madh që pagoi.

SPAK goditi vetëm prokurorin Maksim Sota, ndërsa anëtarin e vet e fali, edhe pse njëri nga trafikantët e penduar e kishte implikuar rëndë, duke treguar detaje dhe lidhje konkrete.

Besohet se prokurori u amnistua për të ruajtur imazhin e drejtësisë së re.

Ndërkaq, e bija e Qemal Beut, Florida Beut, doli në skandalin e korrupsionit të ish-zëvendësministres së Brendshme Rovena Voda.

Vëllai i saj i arrestuar, Emirjan Beu, një basët e kokainës, njihet si biznesmen që zotëron karburante dhe kompani të tregtimit të peshkut.

Edhe pse banda u godit që në janar të këtij viti, çuditërisht pasuritë e tyre nuk u prekën.

Vetëm pasi policia italiane arrestoi tre anëtarët e bandës së kokainës dhe referoi materialet tek autoritetet shqiptare, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit u sekuestroi 3 trafikantëve mbi 1 milionë euro pasuri, ku përfshihen 1 anije peshkimi, 1 apartament, 1 garazh, një bar kafe, 3 dyqane dhe 2 shoqëri peshkimi së bashku me asetet e tyre.

Policia nuk ka sqaruar qëllimisht se cilat janë dy shoqëritë e peshkimit që janë sekustruar, për shkak të implikimit të personave të tjerë me lidhje të forta politike.

Nuk dihet nëse është sekustruar edhe Organizata e Menaxhim Peshkimit në Durrës, me aksionerë dy trafikantët e drogës, Dorian Beu dhe Syrjan Tola, me kryetar Qemal Beu, babai i bosit të kokainës Emirjan Beu.

Nuk dihet se cilës kompani i përkiste anija e peshkimit dhe kush e ka përdorur më parë. Por, nuk ka dyshime se kokaina ka ‘zbardhur’ Portin e Peshkimit.