SPAK ka marrë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili dyshohet për korrupsion zgjedhor.
Blerja e votave mund të jetë një nga aferat më modeste të kryebashkiakut Memolla.
I dyshimtë është një tender 3 milionë euro i pastrimit, të cilin Memolla ua ka dhënë me pazar në tavolinë klientëve të tij Marsel Shega, Fatos Jaupi dhe Sherif Kapllani, bashkëpronarë të kompanisë së krimeve mjedisore Viola Green, me nipt L51928004K.
Besohet se Memolla dhe treshja e Viola Green, e lidhur me një kryetar tjetër bashkie, janë rakorduar me njëri-tjetrin.
Në këtë procedurë tenderuese janë përdorur si fasadë për të mbuluar pazarin kompania Bardhi e Fatbardh Kasës sa për të plotësuar kriteret kompania Viola Green, si dhe kompania Naim 2020 e Naim Koçit sa për të marrë pjesë në ‘garë’, për të krijuar idenë e garës.
Fondi limit i tenderit ishte 305,040,650 lekë të reja. Më 5 tetor 2022, Edison Mamolla ka shpallur fituese të tenderit kompaninë Viola Green, me ofertë 304 164 000 lekë, gati sa 97 % të fondit limit.
Më herët, kompania Viola Gren, në të njëjtë formë ka marrë edhe dy tendera të tjerë nga Bashkia Rrogozhinë, në vlerat 180,000,000 lekë dhe 75,000,000 lekë, me oferta fituese gati sa fondi limit, tregues ky për një raport të gjatë me natyrë klienteliste dhe korruptive.
Kompania Viola Gren është skeduar dhe ndëshkuar për krime mjedsore, një tjetër element ky rëndues.
Viola Green është denoncuar për hedhjen e plehrave të Rogozhinës dhe Peqinit në lumin e Shkumbinit.
Në vitin 2020, Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit ka gjobitur dhe çuar për ndjekje penale firmën Viola Green që paguhej nga taksat e qytetarëve për të trajtuar mbetjet urbane në Rrogozhinë, por në fakt i hidhte në lumin Shkumbin duke krijuar një landfill të hapur, ndërsa gjithçka përfundonte në det.
Pas ndëshkimit, kompania ka vijiar avazin, duke hedhur në Shkumbin plehrat që merrte nga kazanët në Peqin dhe Rogozhinë.
Ky fakt tregon se kompania jo vetëm fiton temdera me pazar paraprak, por nuk zbaton as kontratat.