“Sanksiononi Ramën dhe Vuçiç”, policia shoqëron tre protestues me banderolë në Samitin e Berlinit

Aktualitet

Publikuar: 16/10/2023

“Sanksiononi Ramën dhe Vuçiç”, policia shoqëron tre protestues me banderolë në Samitin e Berlinit

Tre protestues janë shoqëruar nga policia pasi kanë protestuar në mënyrë paqësore me një banderolë pranë liderëve pjesëmarrës në samitin e Procesit të Berlinit.

Protestuesit kanë shpalosur një banderolë ku shkruhej “Sanksiononi Ramën dhe Vuçiçin”, por menjëherë janë rrethuar nga forca të shumta policie që kanë rrëmbyer banderolën dhe kanë shoqëruar protestuesit.

“Mesazhi që donim të përcëllinim ishte se nuk mund të ketë integrim me autokratë si Rama dhe Vuçiç.

Nga njëra anë kemi Vuçiçin i cili mezi pret të sulmojë Kosovësn, ndërkohë që Rama e mbështet për ndarjen e Kosovës fillimisht dhe tani për marrjen e kontrollit të veriut nga KFOR.

Jo nuk jemi anëtar partie, por jemi qytetar të ndryshëm që ndjekim jetën politike”, tha protestuesja.