FOTO: Granata-hedhës, eksplozivë dhe pajisje luftarake sekuestrohen në veri të Kosovës

Rajon

Publikuar: 14/10/2023

FOTO: Granata-hedhës, eksplozivë dhe pajisje luftarake sekuestrohen në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka gjetur armë, mjete shpërthyese dhe pajisje të tjera ushtarake gjatë bastisjeve të kryera të shtunën në veri të vendit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se bastisjet janë kryer në shtatë lokacione të ndryshme në veri.

Në një podrum, në vendin e njohur si “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut, janë gjetur armët, mjetet eksploduese dhe pajisjet e tjera, sipas Elshanit.

“Bastisjet janë kryer në katër lokacione në Mitrovicë të Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë”, ka thënë ai.

Gjatë bastisjeve në Mitrovicën e Veriut ishte i pranishëm edhe KFOR-i e EULEX-i.

Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:

• 87 copë eksploziv të tipit TM 100

• 3 granata hedhës dore (zola)

• 1 armë automatike AK-47

• 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD

• 14 karikatorë

• Municion të kalibrave të ndryshëm

• 63 detonatorë elektrik

• 23 detonatorë mekanik

• 1 orë për aktivizim

• 1 granatë dore M79

• 3 tuba fitila ndezës

• Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj.