Video / Çifti i ri PS-Veting, Artan Lame dhe Valbona Sanxhaktrari shëtitje dorë për dore nga Liqeni i Farkës

Dosje rozë

Publikuar: 13/10/2023

Video / Çifti i ri PS-Veting, Artan Lame dhe Valbona Sanxhaktrari shëtitje dorë për dore nga Liqeni i Farkës

Pas anëtarit të KLGJ-së Dritan Hallunaj (pelivanit të Pëllumb Gjokës) dhe anëtates së Vetingut Genta Tafa Bungo, një tjetër çift duket se po kristalizohet në drejtësi.

Portali ‘Infront’ ka publikuar një video ku shfaqen nga Liqeni i Farkës anëtarja e Vetingut Valbona Sanxhaktrari dhe ish drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame, i lakuar për abuzime me legalizimet dhe dosje në SPAK.

Sanxhaktari dhe Lame shfaqen të lumtur, të shkujdesur dhe të kapur dorë për nga Liqeni i Farkës që po betonizohet nga oligarku i Kodrës së Diellit.

Portali paralajmëron se në vijim do të publikojë raste konkrete se si Artan Lame ndikon në mënyrë të paligjshme për të kaluar apo për të përjashtuar nga sistemi i drejtësisë gjyqtarë dhe prokurorë.

Pra, ndrihen dyshime se raporti mes Lames dhe Sanxhaktarit mbart edhe aspekte korruptive dhe pazare se kush duhet të kalojë Vetingun.

Por, a po ndikon nga ana tjetër Valbona Sanxhaktari ndikon në SPAK për të mbrojtur Artan Lamen nga arrestimi?

Në 7 qershor të vitit 2004 rezulton se Sanxhaktari është marrë në hetim nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” të parashikuar nga neni 139 dhe 25 i Kodit Penal.

Gjatë periudhës 2001-2003 Valbona Sanxhaktari ka ushtruar detyrën si juriste në Drejtorinë Juridike dhe të Prokurimeve pranë Ministrisë se Arsimit dhe Shkencës.

Por nga auditimet e KLSH në atë kohë u ngritën dyshime për abuzime me fondet publike në tenderin për rikonstruksionin e një konvikti në Elbasan.

Për këtë arsye, Prokuroria e Tiranës jo vetëm regjistroi procedimin penal, por dhe kreu hetime duke e marrë si të pandehur.