Franca ka shpallur alarmin maksimal të sigurisë pas një sulmi terrorist në një shkollë që la të vdekur një mësues dhe disa të tjerë të plagosur.
Një alarm maksimal i sigurisë do të thotë “vigjilencë dhe mbrojtje maksimale në rast të një kërcënimi të afërt të një sulmi terrorist ose menjëherë pas një sulmi”.
Ka gjithashtu “shqetësime se i gjithë territori mund të jetë në shënjestër”.
Një burim i tha Le Parisien se burri nxitoi në shkollë duke bërtitur “Allahu Akbar” ndërsa sulmoi shkollën e mesme Gambetta në Arras të premten në mëngjes.
Sipas gazetës franceze të lajmeve Le Figaro, një mësues u vra, një roje sigurie u plagos rëndë pasi u godit me thikë disa herë dhe një mësues tjetër u plagos rëndë.
Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha: “Një operacion policor u zhvillua në shkollën e mesme Gambetta në Arras. Autori është arrestuar nga policia.”
Mediat raportojnë se një tjetër tentativë për sulm terrorist është shmangur gjatë ditës së sotme.