Shqipëria shënon golin e dytë në përballjen me Çekinë. Ishte Seferi ai i cili në minutin e ’51 i dhuroi kombëtares sonë një tjetër gol spektakolar.
Ky ishte goli dytë i Shqipërisë, pas golit të shënuar në minutin e ‘9 nga Jasir Asani.
Kjo ndeshje duket premtuese për Shqipërinë e cila nëse fiton këtë ndeshje mund të kualifikohet në EURO 24.