Pas denoncimit për dy ditë me radhë nga Prapaskena, policia dhe prokuroria e Shkodrës ka në vepruar më në fund, duke arrestuar ish montazhierin ordiner dhe të dhunshëm, Robert Staka.
Ish montazhieri që hiqej si gazetar akuzohet për 8 akuza si dhunë në familje, kundërshtim i vendimit të gjykatës, kanosje etj.
Për dy ditë me radhë Prapaskena dha alarmin dhe kërkoi nga policia dhe prokuroria të zbatonin ligjin penal ndaj Robet Stakës, si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, jo i kthjellët mendërisht, që kishte dhunuar nënën dhe babanë, që fyente dhe kanoste njerëz në komunitetin lokal dhe personazhe publikë.
Ditën e djeshme, Robert Staka, i cili hiqej si gazetar dhe administronte portalin shkodranews, kishte dhunuar edhe babanë e tij, Angjelin Staka, të cilin kërkonte ta dëbonte nga banesa, me qëllim shitjen e shtëpisë, dhe me paratë e shitjes të ‘luftojë padrejtësitë’ si Don Kishoti.
Dhe krimin ndaj babait e kishte filmuar dhe publikuar në rrjetet sociale, duke u mburrur.
Kërcënonte çdo ditë prokurorë, gjyqtarë, policë, gazetarë, politikanë etj. Me mendjen e tij të çartur lufton virtualisht edhe me Bajrat dhe Licët, i fton në duel, por në fund rreh nënën dhe babanë e tij.
Sipas burimeve, videon e ka parë ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili është interesuar menjëherë për veprimet e policisë.
Njoftimi i plotë i policisë
Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, policia gjeti edhe një armë imituese.
Po ashtu gjatë verifikimeve ka rezultuar se 37-vjeçari në një ambient të marrë me qira, menaxhonte nëpërmjet kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike, llogaritë që kishte në Facebook dhe në WEB, në të cilat postonte fyerje dhe shpifje kundrejt shtetasve të ndryshëm, disa prej tyre me funksione publike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje”, “Fyerja”, “Shpifja”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.