Kryehajduti Arben Ahmetaj akuzon mediat dhe SPAK-un për korrupsionin e tij, mesazh të koduar Ramës dhe Veliaj

Krim & Korrupsion

Publikuar: 08/10/2023

Kryehajduti Arben Ahmetaj akuzon mediat dhe SPAK-un për korrupsionin e tij, mesazh të koduar Ramës dhe Veliaj

Koka e korrupsionit dhe hajduti më i madh në historinë e Shqipërisë, Arben Ahmetaj, po tenton të krijojë një alibi nga arratija rreth hetimit dhe ndëshkimit të korrupsionit të tij nga SPAK.

Herë nga vila e korrupsionit 1 milionë euro në Zvicër dhe herë nga apartamenti 1 milionë euro në qendër të Londrës, Tigri i korrupsionit flet për një komplot politiko-juridiko-mediatik ndaj tij, duke e shënjuar atë si delen e zezë të korrupsionit, me qëllim sipas tij për të eklipsuar kokën, që sipas tij janë Rama ose Veliaj.

Ahmetaj ka reaguar pas vendimit të SPAK për ta marrë të pandehur për privatizimet korruptive kur ishte ministër Ekonomie dhe më vonë Financash, ku kaloi prona publike dhe private në duart e klientëve dhe shokëve të tij, përfshirë edhe Lirim Fezollarin.

Në arrati për aferën dhe si pronari i tre inceneratorëve, Ahmetaj akuzon mediat dhe SPAK-un për korrupsionin e tij me paratë dhe pasuritë publike.

Ish zëvëndëskryeministri pretendon se një grup mediatik ka tentakula dhe kontrollon SPAK-un dhe sipas tij SPAK-u merr porosi nga mediat.

Sipas kësaj logjike, SPAK-u dhe mediat janë përgjegjës për korrupsionin e tij 20-vjeçar, për fshehjen e dy vilave në Hamallaj dhe Palasë, për pastrimin e parave me apartamente, për përdorimin e Klod Zotos së inceneratorëve si bankomat për t’i mbuluar udhëtimet dhe akomodimin në hotelet me 5 yje më të famshme të Evropës.

Sipas tij, mediat dhe SPAK-u e paskërkan detyruar të vjedhë 23 milionë euro me kompaninë Hermes si dhe të mbyllte aferën me Albtekekom në vitin 2016, kur ishte ministër Financash, në konflikt ineresi, në mënyrë korruptive dhe duke shpërdoruar detyrën.

Mediat dhe SPAK-u i thanë të kalonte pasuritë shtetërore në emër të klientëve të tij privatë.

Në reagimin e tij, Ahmetaj flet disa herë për ‘kokën e vërtetë të zezë’, duke iu referuar Erion Veliajt ose Edi Ramës ose të dyve bashkë.

Ahmetaj mendon se fundi i tij politik dhe hapja e dy llogarive me drejtësinë i ka ardhur nga Erion Veliaj, ndërsa Ramën e akuzon se nuk e mbrojti nga veprimi i SPAK-ut.

Reagimi i plotë Arben Ahmetajt

Në lidhje me lajmin që qarkullon, nuk e di sa e vërtetë është, por nuk do të habitesha aspak në vazhdën e përndjekjes së organizuar në tashmë gati një vit e gjysëm e më shumë.

Faktet e fundit të botuara nga media kanë vërtetuar atë qe unë kam thënë, se ka një segment të organizuar politiko-mediatik të financuar nga inceneratorët, me tentakula në drejtësi, që tentojnë të ndërtojnë tek unë “delen e zezë”, përtej kokës së vërtetë të zezë të kopesë.

Nëse lajmi është i vërtetë, atëherë kjo do të ishte kundërshtia juridike më e madhe. Ju sfidoj miqësisht ju të medias ta merrni dosjen dhe ta “shkalafisni” në detaje.

Cili është thelbi i asaj dosje?

Ish-pronarët e njërës prej aseteve të asaj kompanie, kanë kundërshtuar vlerësimin e pavarur të aksioneve të kompanisë. Vlerësuesit e pavarur, në bazë të ligjit, kanë bërë vleresimin, që nuk i ka kënaqur ish-pronarët e njërit prej aseteve të kompanisë. Nëse do të realizohej ajo që kërkonin ish-pronarët, aksionet e shtetit do të reduktoheshin me herë. Pra në thelb, duke u zbatuar ligji, janë mbrojtur aksionet e shtetit.

Nuk habitem më nga asgjë. Që nga “faktet” e fabrikuara nga inceneratorët se kam harxhuar kaq e aq në këtë e atë kazino, apo ku di unë, deri tek përndjekja familjare dhe inkuizitive që më bëhet. Nuk e di nëse kjo që ka dalë si lajm është e vërtetë, por ju sfidoj sërish: merreni dosjen, lexojeni, gjeni nëse ka një shkresë të vetme në kundërshtim me ligjin; mos bini në kurthin e “kokës së vertetë” të teatrit absurd dhe tejet të rrezikshëm. Dhe pasi ta keni lexuar dhe analizuar, dilni në konkluzion se çfarë po ndodh vërtet sot me drejtësinë dhe tregojani publikut, jo për hatrin tim, po të tyre, se më mirë vonë se kurrë.

Imagjinoni për një sekond sikur të kishte ndodhur e kundërta: të ishin reduktuar me herë aksionet e shtetit (automatikisht vlera e marrë në buxhetin e shtetit)???

“Koka e vërtetë e zezë” ia ka dalë…përkohësisht.

Vrulli politik i SPAK s’besoj t’i ketë shpëtuar syrit të publikut. Përndjekja ekzemplare e stilit të vjetër, ngarkuar me urrejtje personale të përfolur dhe nëpër tryeza politiko-drejtësie, përtej
fakteve, i ka kaluar dhe imagjinatat e filmave horror. Goditja politiko-juridike ndaj meje duket sikur është kthyer në një sport juridiko-statistikor pa cilësi.

Detajet për këtë dosje e të tjerat, në një kohë të shpejtë.

Ndoshta “të vërtetit” i duhet një zhurmë tjetër!