Skandali/ GjKKO masa ekstreme për inceneratorin e Elbasanit, lë në burg burrë e grua

Aktualitet

Publikuar: 05/10/2023

Skandali/ GjKKO masa ekstreme për inceneratorin e Elbasanit, lë në burg burrë e grua

Vendimet e dhëna nga Gjykata e Posaçme në procesin për inceneratorin e Elbasanit tregojnë se gjykata është treguar ekstremisht e ashpër me biznesmenët që u morën të pandehur në këtë proces se sa me zyrtarët shtetërorë, që u akuzuan për korrupsion.

Gjykata dha 8 vite e 6 muaj burg vite për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, që me gjykim të shkurtuar përfiton 5 vite e 8 muaj, shpalli pafajësinë për Alqi Bllakon dhe dënoi me nga 2 vite e 8 muaj burg zyrtarët e tjerë të përfshirë në procedurat e koncesionit.

Për Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan vendimi i gjykatës ka qenë ekstrem. Mërtiri e Zoto u dënuan me nga 10 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbret në 6.8 vite. Stela Gugallja u dënua me 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar në 4.8 vite.

Ekstremiteti i gjykatës në këto vendime vihet re në faktin që për të njëjtat akuza gjykata ka dënuar me 17 vite burg në total burrë e grua. Bëhet fjalë për rastin e Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalljas.

Sa u përket vendimeve të tjera, Alqi Bllako fitoi pafajësinë, ndërsa për Bardhyl Çabiri e Pëllumb Abeshi u lanë të pasi dënimi i dhënë përkon i shlyer me periudhën e kaluar në paraburgim.