Burrë e grua nga Tepelena “sjellin Londrën” në Marikaj, kapen me shtëpi bari

Aktualitet

Publikuar: 05/10/2023

Burrë e grua nga Tepelena “sjellin Londrën” në Marikaj, kapen me shtëpi bari

Një çift nga Tepelena, burrë e grua, kishin ardhur në Marikaj të Vorës për të ndërtuar një shtëpi bari. Ata janë zbuluar së fundmi nga policia dhe bashkëshorti është shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë gruaja e tij është proceduar penalisht.

Klodian Kalemi nuk është gjetur në banesë kur ka ardhur policia dhe bashkëshortja e tij ka thënë se nuk e di ku ndodhet.

Në pranga ka rënë edhe faturisti Lulzim Sheteli, por para policisë ai ka thënë se nuk ka pasur dijeni për shtëpinë e barit.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 1035 bimë narkotike kanabis të kultivuara në vazo dhe 907 fidanë narkotikë kanabis të kultivuar në kubikë, ventilatorë, platforma për shpërndarjen e rrymës elektrike dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se në Marikaj, një shtetas kishte përshtatur një ambient (magazinë), për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike kanabis, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Marikaj 2”, njofton policia.