Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço deklaroi dje se nga zbërthimi i telefonit të një personi në kërkim, kanë dalë dy video intime ku protagoniste janë dy vajza të showbizit shqiptar.
Prapaskena, publikoi një foto të njërës prej videove, prej 9 sekondash, pa pretenduar në asnjë moment se kush është vajza në video dhe as se si ka rrjedhur në aplikaacionin e komunikimit WhatsApp.
Ndërkaq, gazetari Artan Hoxha ka pohuar se telefonat me aplikacionin e kriptuar SkyeCC, që janë përdorur për komunikim nga grupet kriminale në vend a biznesmenë nuk mund të bëjnë komunikim përmes videove dhe as mund të bëjnë transferim videosh.
Në të njëjtën linjë me Artan Hoxhën ishte edhe gazetari Elton Qyno, i cili bëri një sqarim logjik.
Si Qyno, ashtu edhe Hoxha, mbajtë një qëndrim korrekt.
Ndërkaq, në rrjet shpërthyen komentet duke aluduar se vajza në video ishte Luana Vjollca.
Vajza në video i ngjan moderatores, por nuk dihet nëse është apo jo vërtetë Luana Vjollca.
Kjo e fundit reagoi mbrëmë duke mohuar që të ishte vajza që shfaqej në videon me natyrë intime.
Në këtë situatë nuk mund të mungonte pa u shfaqur gagareli Vesho mallisti, një ish zyrtar i korruptuar i PD-së, i maskuar si gazetar, një bythëlëpirës i Sandër Frangajt, Arben Ahmetajt, Ridvan Bodes dhe oligarkëve.

Vesho mallisti doli me ‘vendim të formës së prerë’, duke vënë dorën në zjarr se vajza e videos nuk ishte Luana Vjollca.
Me anë të portalit të tij karagjoz, Vesho akuzoi mediat se po hidhnin baltë mbi Luanën, ndërkohë që asnjë protal nuk kishte publikuar ndonjë lajm që Luana ishte në videon që po qarkullonte në WhatsUpp.
Duke dashur t’i lëpinte prapanicën shef Sandrit, meqenëse Luana punon në TV Klan, Vesho mallisti baltosi më tej Luana Vjollcën.
“Luana ka shkëlqyer në projektet e saj të herëpashershme dhe përkrahja që ka nga publiku është tejet e madhe. Së fundmi ajo është në qendër të vëmendjes për suksesin që po korr nga “Love Island Albania”.
Edhe këtë herë Luanës do ti duhet të luftojë mashtruesit dhe gjobaxhinjtë që përpiqen të hedhin baltë mbi punën e saj.
Kjo video abuzive e cila qarkulloi vetëm për disa klikime më shumë ishte një gënjeshtër e madhe”, shkruan Vesho në portalin e tij periferik.
Edhe nëse do të ishte modertorja, video nuk tregon as që ka dalë nga dosjet e SPAK dhe as ndonjë lidhje me Dubain.
Më vonë Vesho mallisti doli me një marrëzi tjetër. Sipas tij, videoja ishte publikuar për të sfumuar psikozën e tij me inceneratorin e Tiranës, pasi inceneratori refuzoi t’i jepte 5 mijë euro në muaj Veshos, edhe pse Sandrit i jepte më shumë.
Vesho në botën e tij paranojake mendon se të gjithë shqiptarët presin me ankth ‘investigimet’ e tij për inceneratorët, ndërkohë që marrëzitë e tij i lexojnë vetëm ata që ua nis në WhatsUpp dhe ndonjë personazh që i përmendet emri.
Vesho akuzon gazetarë dhe botues se pse kanë nënshkruar kontrata për fushata publicitare.
Po nëse media nuk nënshkruan kontrata reklamimi, çfarë kontratash duhet të nënshkruaje sipas Veshos; kontrata guroreje, veshmbathje, droge apo të dalë të shesë cigare?
Media është një mision, por është edhe një biznes. Reklamat në formë baneri, spoti apo shkrimi përbëjnë pothuajse të ardhurat e vetme të mediave, nëse pronarët e të cilave nuk kanë biznes tjetër ndërtimi etj.
Ndryshon situata kur reklamat merren në ente publike me klientelizëm, siç bënte Sandri gjatë qeverisjes së Berishës, ku ministrat viheshin në garë se kush t’i jepte para publike më shumë.
Sandri ka marrë edhe nga inceneratorët. Pse nuk e përmen Sandrin, shoku Vesho? Në ç’vend të ka kapur?
E kupton se qesharak bëhesh kur nuk përmend dot Sandrin?!
Po reklamat që merrje ti Vesho nga Bashkim Ulaj, kur Baçi vodhi 32 milionë euro me DH Albanai, çfarë janë?