E preu makina e grirjes së mishit, publikohet foto e shqiptares që ndërroi jetë në Greqi

Aktualitet

Publikuar: 30/09/2023

E preu makina e grirjes së mishit, publikohet foto e shqiptares që ndërroi jetë në Greqi

Shqiptarja që humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e së premtes në Greqi teksa po pastronte makinerinë e mishit në punë është identifikuar si shtetasja me emrin Ana.

Mediat greke raportojnë se në pranga është vënë pronari i dyqanit të mishit në Mesolongji, ku vdiq 50-vjeçarja shqiptare.

Ndërsa hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes po kryhen nga autoritetet greke.

Trupi i gruas fatkeqe u dërgua për autopsi në Patra.