Arrestohet Klea nga Lushnja, e dashura e Laert Haxhisë

Aktualitet

Publikuar: 28/09/2023

Arrestohet Klea nga Lushnja, e dashura e Laert Haxhisë

Vajza në foto është 27-vjeçarja Klea Gjata, nga Lushnja, e dashura e Laert Haxhisë. Emri i të resë është përmendur në dëshminë e Artan Tafanit, i cili u vu në pranga nga policia. Autori i grabitjes së 30 mijë eurove në Astir, është bërë i penduar i drejtësisë dhe ka zbardhur 6 vrasje.

Pas dëshmisë janë lëshuar 15 urdhër-arreste dhe deri më tani janë ekzekutuar 5 prej tyre. Në mesin e të arrestuarve është edhe Klea Gjata. Tafani u arrestua 4 ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vjedhjen në një ‘Exchange’.

39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka zbuluar se dy prej vrasjeve të zbardhura kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.