Lidhjet dhe fuqia e grabitësit dhe anëtarit të bandës së Talo Çelës, Gentian Sharra, mbi pushtetin lokal dhe qëndror, janë më të thella dhe të forta se sa duken.
Me anë të gruas së tij Olra Sharra, si person fizik me nipt: L32517203Q, grabitësi i Rinasit ka marrë mbi 14 milionë USD tendera nga Bashkia Elbasan, Librazhd, Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brendshme, Spitali Psikiatrit i Elbasanit etj.

Bëhet fjalë për një servis makinash, ngritur me para të grabitura me dhunë, por që më vonë ndryshoi objekt duke gatuar dhe shpërndarë ushqim.

Gentian Sharra është dënuar më parë për trafik droge, ndërsa rezulton pjesë e bandës së Talo Çelës në disa grabitje me dhunë gjatë 10 viteve të fundit.
Pjesë e grabitjeve është edhe vjedhja e famshme e parave në Rinas. Sharra u fundos nga rrëfimi i Nuredin Dumanit, i cili e implikoi në disa grabitje me dhunë dhe krime të rënda.
Me pararë e grabitura me dhunë, përzier me para publike tenderash, Sharra kishte hapur disa kompani në emër të gruas si dhe kishte krijuar një pasuri me vlerë milioa milionë euro.
Një pjesë e pasurisë me vlerë 5 milionë euro iu sekustrua në vitin 2022 me kërkesë të prokurorisë. Sharra ka nisur makinacionet për ta rikthyer si pasuri.

Anëtari i bandës së Talo Çelës nuk kishte kapur verëm entet publike ku merrte tendera miliona euro, por ky vendim trefon se grabitësi Gentian Sharra kishte fuqi që të gjunjëzonte edhe Komisionin e Prokurimit Publik, e drejtuar deri në vitin 2020 nga Evis Shurdha.

Banda e Talo Çelës i kishte përgatitur terrenin për të marrë një tender me vlerë rreth 3 milionë USD për shërbimin e gatimit dhe shpërndarjen e ushqimit për Spitalin e Psikiatrik ‘Sadik Dinçi’ në Elbasan.
Por, tenderin e fitoi një kompani tjetër. Anëtari i bandës së Talo Çelës, Gentian Sharra, vuri në lëvizje Komisionin e Prokurimit Publik, i njohur si gjykata e tenderave në Shqipëri.
Në 25 maj 2020, pesë anëtarë të KPP-së u rreshtuan në krah të krimit, duke i hequr tenderin kompanisë fituese dhe duke ia dhënë grabitësit Gentian Sharra, i cili kamuflohej me gruan e tij, Olta Sharra, punonjëse në Bibliotekën e Elbasanit.

Në krye të KPP ishte Evis Shurdha, e cila u zëvëndësua më pas nga Jonald Myzyri, i njohur si Xhuxhi i tenderave, një ish argat në kompaninë e Arbër Abazit.

SPAK dhe BKH duhet të kenë dijeni se Jonald Myzyri është një pupac që merr urdhra nga ‘pitoni’ i tenderave Arbër Abazi, nipi i Sadri Abazit.
Madje, shumë biznesmenë shkojnë tek Arbëri kur duan të përmbysin ndonjë procedurë tenderuese tek xhuxhi i tenderave.
Duke u ndalur tek vendimi i KPP, maj 2020, krimi tregoi edhe një herë forcën duke i dhënë një mesazh sfidues biznesit, konkurrencës dhe shtetit ligjor.
