Policia kryen kontrolle të rrepta në Banjskë të Zveçanit ku situata mbetet e tensionuar dhe sulmet me armë zjarri nga grupe të armatosura rëndë me veshje ushtarake dhe të maskuar vijojnë në drejtim të policisë së Kosovës.
Deri tani flitet për 1 polic të vrarë, Afrim Bunjaku, dhe 3 pjesëtarë të njësitit të policisë së Kosovës të plagosur. Nga pala e sulmuesve janë 3 të vrarë, 5 të arrestuar mes tyre një sulmues.