Rrezikohet nënstacioni elektrik në Patos, OSHEE stakon energjinë. Zjarrfikëset, FNSH dhe policia në vendngjarje

Aktualitet

Publikuar: 23/09/2023

Rrezikohet nënstacioni elektrik në Patos, OSHEE stakon energjinë. Zjarrfikëset, FNSH dhe policia në vendngjarje

Djegia e mbeturinave në zonën e njohur si “Ofiçina” në Patos, ka shkaktuar një zjarr masiv që ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe pemë frutore.

Në vendngjarje për neutralizimin e flakëve ndodhen mjetet zjarrfikëse, shërbimet e policisë Fier, dhe disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë.

Situata vijon të mbetet kritike ndërkohë që banorët e zonës të alarmuar nga kjo situatë pohojnë se nderhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse bëri të mundur largimin e rrezikut nga banesat dhe puset e naftës.

Flakët kanë përfshirë dhe nënstacionin elektrik, ku OSSH Patos është detyruar të stakojë energjinë elektrike si masë të nevojshme sigurie.

“Për shkak të zjarrit shumë pranë Nënstacionit Patos, OSSH është detyruar të stakojë energjinë elektrike, si masë e nevojshme sigurie. Ndërkohë është njoftuar zjarrëfikësja”, njofton OSHEE.

Aktualisht janë aktive në të njëjtën kohë 11 vatra zjarri, ku problematike mbetet dhe ajo në Ndërnenas të Libofshës