Bllokohen 250 mijë euro në Durrës, u gjetën në një autobus

Aktualitet

Publikuar: 23/09/2023

Bllokohen 250 mijë euro në Durrës, u gjetën në një autobus

250 mijë Euro të padeklaruara janë bllokuar në Portin e Durrësit.

Paratë u gjetën pas kontrollit të ushtruar në një autobus.

Policia ka ndaluar deri më tani shoferin e autobusit.

Ndërkohë, pritet një njoftim zyrtar nga policia.

Kjo nuk është hera e parë që në Durrës sekuestrohen para. Gjatë muajit gusht u sekuestruan mijëra euro po ashtu, që po futeshin në vendin tonë me autobus.