Goditet grupi kriminal në Londër, tre shqiptarë të arrestuar dhe 225 mijë paund kokainë e gjetur (EMRAT)

Aktualitet

Publikuar: 22/09/2023

Goditet grupi kriminal në Londër, tre shqiptarë të arrestuar dhe 225 mijë paund kokainë e gjetur (EMRAT)

Policia ka shkatërruar një grup të trafikimit të drogës në Angli ku janë arrestuar tetë persona mes tyre dhe shqiptarë.

Në kuadër të një operacioni antidrogë të shtrirë në Edinburg, Skoci dhe Londër, autoritetet angleze arrestuan tetë shtetas nga mosha 20 deri në 41-vjeç, duke përfshirë rumunë, bullgarë dhe shqiptarë.

Mediet e huaja kanë publikuar emrat e tre shqiptarëve, të cilët shisnin drogë në Skoci dhe Angli. Të arrestuarit shqiptarë:

Hamit Morina 28-vjeç
Indrit Gaxha 23-vjeç
Florand Omeri 33-vjeç
Gjithashtu, si rezultat i megaoperacionit u sekuestruan lëndë narkotike kokainë me vlerë 225 mijë paund dhe 30 mijë paund para cash. Tetë të dyshuarit u arrestuan dhe u dërguan në Gjykatën e Edinburgut, ku akuzohen trafikim droge dhe krime në lidhje me emigracionin.