Prapaskena

Pa kategori

Ishte nisur drejt Austrisë, bllokohet kamioni me 300 kg drogë në doganën e Malit të Zi; arrestohen babë e bir nga Durrësi

Publikuar: 17/09/2023

Operacion antidrogë Shqipëri-Mali i Zi. Babë e bir nga Durrësi kanë tentuar të kalojnë rreth 300 kg kanabis përmes doganës së Malit të Zi. Gjatë kontrollit në kamionin e ngarkuar me dërrasa dhe me paleta, që kishte destinacion Austrinë, autoritetet doganore kanë zbuluar sasinë e drogës.

Si pasojë, kanë shoqëruar të dy shtetasit, babë e bir dhe kanë bllokuar mjetin.

“Strukturat për Hetimin e Narkotikëve, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me policinë Malazeze janë duke hetuar një rast të trafikimit të një sasie rreth 300 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, nga Shqipëria në Malin e Zi. Policitë e dy vendeve, kanë intensifikuar veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Gjatë natës, në doganën e Malit të Zi, si rezultat i inteligjencës policore dhe kontrollit të detajuar nga autoritetet doganore të Malit të Zi, është bllokuar një kamion tip “Renault”, i drejtuar nga shtetasi K. O. që shoqërohej nga babai i tij, shtetasi I. O., të dy banues në Durrës.

Gjatë kontrollit në kamionin e ngarkuar me dërrasa dhe me paleta, që kishin destinacion Austrinë, autoritetet doganore të Malit të Zi, gjatë kontrollit të detajuar, kanë gjetur një sasi rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Policia shqiptare, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe me autoritetet policore dhe ato doganore malazeze, po kryejnë veprime të përbashkëta hetimore, për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.”-njofton policia.



Më të lexuarat