Në 9 shkurt 2021, Prokuroria dhe Policia e Tiranës njoftuan me bujë sekuestrimin e pasurive të bosit të drogës në Itali, Alban Xhepa, i dënuar tre herë për trafik droge dhe krim kundër personit.

Kishte edhe një garë të fshehtë mes prokurorisë dhe policisë se cila kishte punuar më shumë për këtë rast spektakolar të pastrimit dhe investimit të parave të drogë në pasuri të paluajtshme nga Tirana deri në Palasë, duke përfshirë 2 restorante, 10 makina luksoze, toka, 5 dyqane, apartamente, vila, biznes call center etj.
Pasurinë përrallore e kishte kamufluar në emër të të afërmve, babait Bajram Xhepa, vëllait, bashkëshortes, kushërinjve e shokëve: Lorenc Xhepa, Meri Xhepa, Qemal Aliu, Iqmet Kolami, Ilirjan Shkurti etj.

Një call center dhe kompaninë Proedita Consulting i kishte kaluar në emrin e vëllait, Lorencit, bashkë me disa llogari bankare.
Dy vitet e fundit janë shtuar disa lokale në emrin e Bajram, Alban dhe Lorenc Xhepa.
Pas njoftimit të sekustrimit të pasurive në 9 shkurt 2022, në vend që të vijonte puna për konfiskimin e pasurive, dikush nga Prokuroria e Tiranës vijoi punën për sabotimin e hetimeve, me marifete dhe ekspertë të dyshimtë, duke i konsideruar si të ligjshme të gjitha pasuritë produkt i aktivitetit kriminal.
Hetimet nisën në vitin 2016 pas një transferte parash të bërë nga Qipro për në Shqipëri, lëvizje që ndezi “llampat” e hetueseve shqiptarë.
Pas 5 vitesh hetime, policia dhe prokuroria dolën me bujë dhe njoftuan rezultatet në 9 shkurt 2021.
Por pas njoftimit, me kalimin e muajve, Alban Rexha ka lëvizur në prapaskenë, duke u ndezur llamba të tjera hetuesve shqiptarë, duke thyer dhe futur në thes sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Më 26 janar 2022, Prokuroria e Tiranës pushon hetimet, duke i kthyer pasuritë e sekustruara Alban Xhepës. Gjithçka është bërë në mënyrë të fshehtë dhe me shpejtësi.
Kërkesa për pushimin e hetimeve është bërë nga i njëjti prokuror që kishte nisur hetimet në vitin 2016.
Por, një dosje e tillë, me kaq shumë para, nuk mund të mbyllej kurrsesi vetëm nga një prokuror. Në këtë aferë të dyshuar korruptive kanë marrë pjesë ekspertë, avokatë, sekserë, një gjyqtar etj., që të gjithë në shërbim të bosit të drogës dhe krimit, Alban Xhepa.
Si për ironi, gjatë viteve të hetimeve, Alban Xhepa, krijoi shumicën e pasurive me para të dyshimta, duke përfshirë edhe dy restorante luksoze me emrin Heat.
Bëhet fjalë për Bar Restorant HEAT tek pallati i oligarkut Bashkim Ulaj në Tiranë, në rrugën Ismail Qemali, aty ku janë bërë shumë pazare për mbylljen e dosjes, si dhe për një tjetër restorant të ngjashëm në Palasë. Dy pasuritë rezultojnë në emrin e vetë Alban Xhepa.
-Kush është prokurori që bëri kërkesën për t’i rikthyer pasuritë Alban Xhepës dhe a i ka marrë 1 milionë euro? Çfarë pasurie ka?
-Si e ka ‘argumentuar’ kërkesën?
-Kush është gjyqtari që ka pranuar kërkesën dhe a i ka marrë 600 mijë euro?
-Cilët janë ekspertët që kanë firmosur se pasuria është krijuar me burime të ligjshme parash?
-Kush është sekseri kryesor?
(Emrat dhe lidhje në vijim)
Pasuritë me para droge të Alban Xhepës sipas prokurorisë, policisë dhe ‘Pastrimit të Parave’
Shteasi Alban Xhepa ka në pronësi
-Bar Restorant HEAT në Tiranë, në Rrugen Ismail Qemali pallati Gener 2 i Bashkim Ulajt.
-Bar Restorant HEAT në Palasë, rregjistruar në NIPT L92022003U.
Babai Bajram Xhepa
Truall 300 m2 në Sharrë në Tiranë.
Truall 200 m2 në Sharrë në Tiranë.
Dyqan te Komuna e Parisit
Dyqan tjetët te Komuna e Parisit
Dyqan tjetët te Komuna e Parisit
Dyqan tjetët te Komuna e Parisit
Dyqan tjetët te Komuna e Parisit
Apartament 127 m2 te Komuna e Parisit
-Biznesi me NIPT L61313042A me emer subjekti International Marketing Solutions Global me adrese Njesi Bashkliake nr.5 Rr.Nikolla Tupe Godina 1 K.3 siper lokal XIXA.
-Biznesi me NIPT M01913001A me emer sujketi Proedita Consulting me adrese Njesi Bashkliake nr.5 Rr.Tish Dahija Kompleksi Kika shkalla 2 Hyrja 4 Tirane
Llogari bankare në emrat e Alban Xhepa, Lorenc Xhepa dhe N.XH.
1. TR 8470 H Benz Mercedez ne emer te shtetasit Alban Xhepa.
2. AA 483 SU Range Rover e zeze ne emer te shoqerise International Marketing SOL
3. AA 296 RV Audi A7 e zeze ne emer te shtetasit Ilirjan Ibrahim Shkurti.
4. AA 264 OR Mercedes Benz ne emer te shtetasit Iqmet Hedi Kolami.
5. AA 377 IZ Mercedes Benz S500 e zeze ne emer te Qemal Shefki Aliu.
6. AA 988 SF Smart e kuqe ne emer te shtetases Meri Ramis Xhepa.
7. AA 845 XJ Jaguar E-Space ne emer te shtetases Meri Ramis Xhepa.
8. AA 300 KF Land Rover e zeze ne emer te Go Trade International.
9. AB 621 AD Benz-M S350 Bluetec blere me lizing nga Alban Xhepa.
10. AA 394 XD Range Rover e zeze ne pronesi te International Marketing Solutions.