Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete, vdes polici në Mirditë! Disa persona të plagosur

Aktualitet

Publikuar: 16/09/2023

Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete, vdes polici në Mirditë! Disa persona të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Rrugën e Kombit ku për pasojë ka ndërruar jetë punonjësi i policisë në Mirditë, Gëzim Lazri ndërsa janë plagosur disa të tjerë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune, në aksin Rubik-Rrëshen pas një përplasje të dy mjeteve.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.