Droga e fshehur në konserva, si transportohej hashashi në kryeqytet

Aktualitet

Publikuar: 14/09/2023

Droga e fshehur në konserva, si transportohej hashashi në kryeqytet

Prapaskena ka siguruar fotot ka siguruar fotot që tregojnë se si grupi kriminal që u shkatërrua sot shpërndante lëndën narkotike në kryeqytet.

Trafikantët e fusnin hashashin në konserva dhe më pas e shpërndanin. Kanabisin që tregtonin ishte i prodhuar me llamba dhe kushtonte 3000 lekë, tre herë më shtrenjtë se kanabisi klasik.

Ndërkohë që personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë, ku policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë.

Gjykata ka nxjerrë mbi 100 urdhra ndalimi, deri më tani në qytetin e Vlorës janë arrestuar 60 persona, të cilët dyshohen se janë shpërndarës të sasive të vogla të drogës.

Mes të arrestuarve ka dhe femra, në qytetin e Elbasanit janë arrestuar nëntë persona dhe pesë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mes të arrestuarve është edhe një punonjës policie, Sajmir Hysa i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit.

Në Korçë janë arrestuar 20 persona, në Fier katër të arrestuar dhe gjashtë nën hetim, ndërsa në Bulqizë janë arrestuar katër persona dhe janë kontrolluar pesë banesa.