Policia e Kamzës arreston 2 personat që futën të miturin në makinë dhe i morën me dhunë varësen e floririt

Aktualitet

Publikuar: 13/09/2023

Policia e Kamzës arreston 2 personat që futën të miturin në makinë dhe i morën me dhunë varësen e floririt

Dy të rinj nga Kamza janë arrestuar pasi akuzohen se kanë futur në automjetin e tyre, një shtetas të mitur dhe i kanë marrë me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë.

Ngjarja është regjistruar në Bathore.

Të ndaluarit nga efektivët e policisë së komisariatit nr. 5  janë identifikuar me incialet  Ervin Metalia, 21 vjeç dhe Renato Sheta, 21 vjeç, të dy banues në Kamëz.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në Bathore, kanë futur në automjetin e tyre, një shtetas të mitur, pa dëshirën e tij, dhe i kanë marrë me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë” informoi sot policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e floririt, një aparat celular dhe automjeti i përdorur nga 2 autorët e dyshuar.

Operacioni policor u kodua “Pressure” dhe u ndërmor pas denoncimit në polici.