SPAK po heton për pastrim parash Shkëlzen Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamaarbër Malltezi, i cili me vetëm 39 mijë euro ka ngritur 19 kulla tek prona shtetërore ish Klubi Partizani, të cilin e grabiti me vjehrrin kryeministër Sali Berisha, gjatë viteve 2006-2009, duke angazhuar Arben Imamin, Ridvan Boden, Genc Rulin, Xhemal Gjunkshin etj.
SPAK po heton edhe Çim Pekën dhe Gazmir Spahinë, përmes të cilëve Shkëlzen Berisha ka kamufluar Syri TV.
Historia e Syrit Tv
Faktet që do ekspozojmë sot krijojnë dyshime të arsyeshme se Syri Tv i Shkëlzenit është një skenë dinamike krimi.
Në historinë e Syri Tv shfaqet Greta Koçi, Haxhi Jusufi, një fondacion i dyshimtë, Çim Peka, ish drejtorë të korruptuar, transaksione të dyshimta dhe dyshime serioze për pastrim masiv parash.
Në historinë e Syri Tv shfaqet edhe Vesho Mallisti, një ish zyrtar i korruptuar i PD-së, edhe ky me pagë 300 USD, por me televizion dhomë e kuzhinë, radio, portal periferik, vilë në Palasë, shtëpi në Gjirin e Lalzit etj.
Po i marrim faktet me radhë.
Syri TV është emri tregtar i kompanisë 3 DS & AF Entertainment, me nipt L71821001T, themeluar në qershor të vitit 2017, me objekt aktivitet në fushën e medias dhe televizionit. Pronarë të 3 DS & AF Entertainment deri në vitin 2019 rezulojnë Donald, Erjona, Arledia, David, Daisy dhe Deon Shena.
Në maj të vitit 2019, kompania 3 DS & AF Entertainment (Syri TV), blihet për 100 mijë lekë nga organizata jofitimprurese Qendra për Informim të Halur, me nipt: L71603456N.
Sipas dokumenteve, kjo organizatë jofitimprurese është themeluar nga Çim Peka, i cili është edhe drejtor ekzekutiv.
Në letrat e blerjes së kompanisë, anëtarë të Bordit Drejtues të organizatës figurojnë Çim Peka, Andi Bejtja, Artan Hoxha, Lutfi Dervishi, Sokol Shameti, Bledi Kasmi, Klodian Tomorri, Brikena Kasmi dhe Armela Kromici. Me shumë gjasa shumica prej tyre mund të mos jenë më pjesë e këtij bordi dhe organizata është thjeshtë një fantazmë për të mbuluar Syrin.
Pas blerjes, Çim Peka bëhet administrator i Syri Tv, konkretisht në 3 maj 2019. Disa muaj më pas, në 29 tetor 2019, Peka largohet si administrator dhe në vend të tij emërohet Gazmir Spahija, ish drejtor i Tatimeve gjatë qeverisjes Berisha.
Kompania 3 DS & AF Entertainment (Syri TV), ka në pronësi edhe dy kompani të tjera TIRANA TV (Ish “TV 2000”), me nipt
K21602004F dhe Emi Media Group (ish “G.M.RADIO”) me nipt L01510002C.
Kompania Emi Media Group (ish “G.M.RADIO”) është themeluar në vitin 2010 me pronare Greta Koçi. Kjo e fundit ia shet Xhuvi Sharxhit në vitin 2013.
Në vitin 2015, Vesho Mallisti, i njohur edhe si ‘topja e Ridvan Bodes dhe Arben Ahmetajt’, ia blen radion Xhuvi Sharxhit për 100 mijë lekë, një lëvizje që ngre dyshime të forta për pastrim parash.
Vesho i ndryshon emerin kompanisë nga G.M.RADIO në Emi Media Group. Edhe emrin tregtar ia ndryshon nga Greta Music Radion në Best Radio.
Në dhjetor 2017, Veshoja ia shet Radion kompanisë 3 DS & AF Entertainment, që më vonë do bëhej syri i Shkëlzenit. Ka dyshime se shitja është deklaruar në shifra qesharake për shkak të mosjutifikimit të parave.
Ndërkaq, kompania tjetër TIRANA TV (Ish “TV 2000”), me nipt K21602004F, në pronësi të Sytit, ka pasur si pronar Haxhi Jusufin.
Në gusht 2017, Haxhi Jusufi ia shet kompaninë për 120 milionë lekë firmës 3 DS & AF Entertainment, e cila e pezullon 2 muaj më vonë.
3 DS & AF Entertainment në atë kohë ishte në pronësi të shtetasve Donald, Erjona, Arledia, David, Daisy dhe Deon Shena.
3 DS & AF Entertainment e cila kishte në pronësi radion e Vesho mallistit dhe TV-në e Haxhi Jususit blerë për 120 milionë lekë, blihet nga fondacioni i Çim Pekës për 100 mijë lekë.
Ky transaksion ngre dyshime të forta për pastrim parash.
Gazetari Çim Peka është sot pronar me letra i televizionit të Familjes Berisha.
Si administrator, Shkëlzen Berisha, ka caktuar të besuarin e tij, Gazmir Spahija, të cilin më parë Shkëlzeni e kishte caktuar drejtor Tatimesh kur në pushtet ishte Sali Berisha, deri në vitin 2013.
Gazmir Spahija është skeduar si një ish zyrtar që poseden një pasuri me vlerë qindra mijëra euro, apartamente pranë Gardës tek Liqeni, makina luksoze, biznese etj., me para të pajustifikuara me burime të ligjshme.
Spahia dyshohet për afera miliona euro kur ishte drejtor i Shkëlzenit në Tatime, është marrë një herë i pandehur për shpërdorim detyre, por shpëtoj në 2015 nga një gjyqtar i PD-së.
Gazmir Spahija dyshohet se kamuflon edhe disa pasuri të Shkëlzen Berishës si dhe qarkullon paratë e tij.
Duket e çuditshme se si BKH-së, SPAK-ut, krimit ekonomik, Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave etj., nuk u ka rënë në sy pasuria përrrallore në raport me të ardhurat e ligjshme të Gaz Spahisë.
Gaz Spahija është shefi i Çim Pekës, edhe pse Peka është pronari në letra i TV Syrit, me 800 USD rrogë në muaj.
Kështu i ka ndarë rolet Shkëlzeni.
Prapaskena ka dëshmi dhe provava se si tek TV Syri ndahen çdo muaj deri në 70 % e pagave cash në të zezë.
Vetë pronari Çim Peka, Adi Krasta, Andi Bejtja, Sonila Meço etj., paguhen me paga qesharake të deklaruara, thua se punojnë në rrobaqepësi.
Tatimet kanë proceduar vetëm me një gjobë ndaj Syrit Tv, me sa duket 250 mijë euro, që për Zenin janë një bakshish.
Gjithashtu, nuk ka fatura dhe burim të ligjshëm parash për shpenzimet për blerjen e pajisjeve të televizionit.
Në Prokurorinë e Tiranës ka një dosje për pastrimin parash nga Syri Tv. Dosja është mbajtur pezull prej vitesh, siç ndodh zakonisht.
Tashmë dosjen e ka marrë në dorë SPAK në kuadër të hetimeve për Shkëlzen Berishën.
Nëse do të kemi urdhër arreste, i pari që reezikon është Çim Peka si pronar në letra.
Nuk ka dyshim që Peka është përdorur me dëshirën e tij nga Shkëlzeni dhe Berisha.
Pastrimi i parave është një vepër penale që parashikon deri në 15 vite burg. Ndaj vështirë të besohet se Çim Peka do pranojë të bëjë burg për Shkëlzenin si Fatmir Mediu.
Peka mund të kthehet në bashkëpunëtor i SPAK-ut. Kjo është arsyeja se pse minisri i Brendshëm, Taulant Balla, duhet të marrë masa për të mbrojtur Çim Pekën nga Sali dhe Shkëlzen Berisha.
Hetimet nga SPAK
Shkëlzen Berisha dhe kunati i Jamarbër Malltezi, ‘mjedisori’ me 19 kulla, po hetohen nga SPAK për pastrim parash.
Hetimet zhvllohen në kuadër të procedimeve penale për Gërdecin, ku Shkëlzeni del si pronar faktik, si dhe për grabitjen e pasurisë publike ish Klubit Partizani, kaluar në pronësi të Jamarbrit nga vjehrri i tij nga Sali Berisha, në bashkëpunim me Genc Rulin, Arben Imamin, Ridvan Bode dhe Xhemal Gjunkshin.
Ndoshta kjo është arsyeja se pse Sali Berisha sulmon çdo ditë SPAK-un, madje edhe më egërsisht kur SPAK arreston ndonjë ish ministër apo drejtor të Edi Ramës.
Personat nën hetim kanë kërkuar një favor modest nga BKH-ja dhe SPAK: Të pyeten natën, të futen dhe të dalin natën nga dera e SPAK larg syrit të mediave. Dhe kjo kërkesë duket se është pranuar.
Prapaskena mëson se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi është marrë në pyetje disa orë në SPAK gjatë natës, se si i griti 19 kulla me vetëm 39 mijë euro para të ligjshme, në pronën shtetërore që i dha vjehrri.
Dhëndri, të cilit i ‘hollohet zëri’ sa herë SPAK kryren veprimin hetimor të radhës, është marrë në pyetje disa ditë më parë.
Dhëndri ka dalë nga SPAK në orët e para të mëngjesit, sikur po dilte nga një sallë operacioni.
Sipas burimeve, në pyetje për pastrim parash është marrë edhe Shkëlzen Berisha, e cili ndryshe nga hera e parë kur tregoi habi para mediave se pse e kishin thirrur, këtë herë ka shkuar natën.
Prapaskena mëson se në pyetje janë marrë, gjithashtu në orët e vona të natës,
Gazmir Spahija dhe Çim Peka, dy persona që dyshohet se mbulojnë një nga linjat e pastrimit të parave të Shkëlzen Berishën, me Tv Syrin dhe Syrin.net.