Miratohen ndryshimet në qeveri! Vijnë Koçiu, Hasani, Mazniku dhe Denaj! Shkarkohen 6 ministra! Mete ‘mban peng’ 2 ministri

Aktualitet

Publikuar: 11/09/2023

Miratohen ndryshimet në qeveri! Vijnë Koçiu, Hasani, Mazniku dhe Denaj! Shkarkohen 6 ministra! Mete ‘mban peng’ 2 ministri

Pesë ministra të rinj kanë marrë votëbesimin e Parlamentit këtë të hënë pas emërimit nga Kryeministri Rama dhe dekretimit nga Presidenti Begaj.

Teksa opozita kërkoi debat për ndryshimet në kabinet, mazhoranca kaloi pa probleme dekretet, ndërsa u shty për seancën e radhës emërimi i ministrit të Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete, për shkak të detyrës së anëtarit të bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv.

Dorëheqja nga ky post iu miratua nga deputetët me 95 vota pro, por emërimi në krye të dikasterit do të duhet të shtyhet për në seancën tjetër. Specifika e Metës ka mbajtur pezull edhe votimin për 2 dekretet për Delina Ibrahimajn, atë të shkarkimit nga detyra e ministrit të Ekonomisë dhe emërimin si ministre Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Kuvendi vendosi me 73 vota pro dhe 35 kundër emërimin e Arbian Maznikut si ministër shetit për Pushtetin Vendor, 73 vota pro dhe 32 kundër emërimin e Albana Koçiut si ministre e Shëndetësisë, Igli Hasani do të jetë ministri i ri i Jashtëm pasi u votua në Kuvend me 74 vota pro 33 kundër. Ogerta Manastirliu mori 73 vota pro dhe 33 kundër si ministre e Arsimi.  73 vota pro dhe 27 kundër ishte rezultati për Anila Denajn si Ministre e Bujqësisë.

Votimet në Kuvend

Emërohet me 73 vota pro dhe 35 kundër Arbian Mazniku si ministër Shtetit për Pushtetin Vendor
Emërohet me 73 vota pro dhe 32 kundër Albana Koçiu si minitre e Shëndetësisë
Emërohet me 74 vota pro 33 kundër Igli Hasani si ministër i Jashtëm
Emërohet me 73 vota pro dhe 33 kundër Ogerta Manastirliu si ministre Arsimi
Emërohet me 73 vota pro dhe 27 kundër Anila Denaj si ministre e Bujqësisë
Shkarkohet ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka me 95 vota pro dhe 1 kundër
Shkarkohet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me 110 vota pro
Shkarkohet ministrja e Arsimit, Evis Kushi me 99 vota pro, 1 abstenim dhe 3 kundër
Shkarkohet ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca me 107 vota pro
Shkarkohet ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali me 102 vota pro dhe 4 kundër
Shkarkohet ministrja e Shtetit, Milva Ikonomi me 98 vota pro, 2 abstenim dhe 2 kundër
Ervin Mete shkarkohet si anëtar dhe drejtor i AMF me 95 vota pro, 1 abstenim dhe 5 kundër
Delina Ibrahimaj nuk eshte emëruar dhe as shkarkuar!